MENU
klinika

"Tejkaloi kompetencat"

Nikolla anuloi mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Bllakon, Alibeaj: E padëgjuar!

30.03.2022 - 18:14

Kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj, e ka cilësuar të padëgjuar dhe në tejkalim të kompetencave vendimin e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për të anuluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve për heqjen e mandatit të deputetit të PS Alqi Bllako.

“SPAK ka kërkuar me shkresë heqjen e imunitetit për dpeutetin Bllako. Prok ka paraqitur në datë 29.03.2022 këtë kërkesë për dhënie autorizimi për arrestimin e z.Alqi Bllako, i zgjedhur deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo është një kërkesë brenda të gjithë kornizës procedurale, siç edhe ligji do duhet të zbatohet siç edhe institucionet do duhet ta zbatojnë ligjin në funksion të dhënies së drejtësisë. Pas kësaj kërkese ka pasur me të drejtë, në zbatim edhe të rregullores nga kryetarja e Kuvendit, një urdhër për thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Rregullores Mandateve dhe Imuniteteve. Kryetarja e Kuvendit me të drejtë urdhëronte thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve ditën e sotme, ora 18:00. Ende nuk ka shkuar ora 18:00 dhe në mënyrë të habitshme për këdo dhe për ne deputetët anëtarë të Këshillit, në adresat tona elektronike vjen një njoftim sipas të cilit kryetarja e Kuvendit në mënyrën më antiligjore të mundshme në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim dhe me Rregulloren e parlamentit ka vendosur anulimin e mbledhjes së Këshillit. Urdhri numër 24 i datës së sotme, me të cilën është vendosur anulimi i mbledhjes së sotme. E çuditshme, e padëgjuar, në shkelje të Kushtetutës, në shkelje të rregullores, në shkelje të kompetencave që kryetari i Kuvendit ka. Nga momenti që kryetari i Kuvendit thërret këshillin e mandateve, kompetenca i kalon pikërisht këtij Këshilli. Është ai i cili do duhet të mblidhet dhe të diskutojë, analizojë, shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë. Në bazë të mbledhjes që do duhet të zhvillohet në orën 18:00 është Këshilli që vendos dhënien e autorizimit ose jo, heqjen e imunitetit ose jo”, tha Alibeaj

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Lefter Koka, Sekretar i Përgjithshëm te Meta

Kush është Alqi Bllako, që SPAK kërkon arrestimin e tij

Çfarë do të ndodhë sot në Këshillin për Rregulloren

SPAK kërkon t’i hapet rruga për arrestimin e Alqi Bllakos

Kërkoi dorëheqjen nga mandati i deputetit

Zbardhet letra e Alqi Bllakos që e dorëzoi në Kuvend