MENU
klinika

Kush ishte Rose Bonheur?

Piktorja që humanizoi kafshët

17.03.2022 - 18:09

        E talentuar, e pavarur dhe e pasionuar, Rosa Bonheur është një artiste njohur e shekullit të 19-të. E lindur dy shekuj më parë, më 16 mars 1822, ajo shënoi kohën e saj me pikturat me kafshë. A kishte Rosa Bonheur (1822-1899) një emër të paracaktuar? Artistja, që e fitoi famën me anë të penelit, nuk pati aspak një jetë të lehtë. Me origjinë modeste, e pavarur, feministe, fshatare, asaj iu desh të luftonte për të dalë nga modeli patriarkal dhe mizogjen që dominonte shoqërinë franceze të asaj epoke. Gjë e rrallë asokohe, ajo u vlerësua po aq e talentuar, sa edhe burrat nga kritiku Teofil Gotier dhe u angazhua të paraqiste një ikonografi që u shpëtonte temave që zakonisht, rezervoheshin për gratë.

Është e para që mori “Legjionin e Nderit”. Piktura “Tregu i kuajve”, 1852, mbetet kryevepra e saj./Konica.al

“Më pëlqenin kaq tmerrësisht stallat, sa kurrë ndonjëherë oborrtarit paradhomat mbretërore ose perandorake”, – shprehet Rosa.

Bonheur, Rosa; Sheep in a Landscape; Museums Sheffield; http://www.artuk.org/artworks/sheep-in-a-landscape-71656

Lindur në Bordo, vogëlushja Marie Rosalie Bonheur u rrit pranë një nëne jetime, të birësuar nga një çift i pasur tregtarësh. Në fshehtësi, imagjinonte origjinën, ndoshta mbretërore! Babai ishte një mësues arti, i cili e inkurajoi vajzën t’i zhvillonte aftësitë artistike që në moshë ende të re. Familja Bonheur u vendos në Paris në 1828. Politika, shpresat për përparimin e industrisë, vëllazëria e popujve dhe ringjallja katolike përbënin kuadrin e mendimit familjar. Megjithatë, jeta ishte e vështirë, varfëria mbizotëronte… Nëna e Rozës së vogël, vdiq në 1833 dhe babai u martua sërish. Vajzës iu desh të fillonte punë. Fillimisht, si praktikante në një punishte rrobaqepësie, më pas ndihmoi të atin në mësimin e vizatimit. Në atë kohë, femrat nuk pranoheshin në shkollën e Arteve të Bukura. Rosa ishte e apasionuar pas lëndëve të kafshëve, kuajt dhe bagëtitë ishin preferenca e saj.

Ekspozoi për herë të parë, në “Salon”, në 1841. Nuk kishte mbushur ende të njëzetat! Ndërsa shkolla realiste, e udhëhequr nga Gustav Kurbe, revolucionarizoi pikturën, u fol për Rosa Bonheur. Mori detyrën e të atit, si drejtoreshë e Shkollës së Vizatimit Falas për vajzat e reja dhe inkurajoi studentet e saj, të besonin në talentin e tyre. Vetë tymoste cigare dhe rrinte me flokë të shkurtra! Rosa Bonheur shfaqet në skenën publike, duke ekspozuar “Tregu i kuajve” në Sallonin e 1853. Kritikët sajonin vazhdimisht për ta krahasuar atë me piktorët e gjinisë mashkullore. Kjo pikturë, e konsideruar atëherë si një fuqi e rrallë për një grua (përgjithësisht e kufizuar në tablo freskore ose buqeta me lule) e bëri të njohur Rosa Bonheur në të gjithë Evropën.

Ajo takohet veçanërisht me mbretëreshën Viktoria. Vepra u ble nga një koleksionist amerikan, i cili do ta ofronte në Muzeun Metropolitan të Nju Jorkut. Ndonëse qëndroi larg çdo shkolle, Rosa Bonheur kultivoi një stil realist, pra të vëmendshëm ndaj detajeve, ndaj kontekstit rural, ndaj një palete në harmoni me tonin vendas. Megjithatë, veprat e saj janë të destinuara për një klientelë borgjeze dhe të pasur (madje edhe perandorake!), gjë që e dallon nga artistë si Kurbe, që morën angazhime politike. Rosa Bonheur ishte mjaft konservatore./Konica.al

Në 1860, artistja u zhvendos në një pronë të bukur në Thomery, afër Fontenblo “Chateau de By” (aktualisht, muze me emrin e saj), ku bëri një jetë të lirë, në përputhje me idealet vetjake. Që nga fëmijëria, Rosa Bonheur pati reputacionin e djalit të munguar. Ajo nuk pranoi të martohej, mori autorizimin e veshjes së pantallonave të hipte mbi kalë dhe të shkonte në panairet e bagëtive, ku gjente subjektet e saj. Rosa jetoi me gra (pa u vërtetuar qartë homoseksualiteti i saj), duke injoruar atë që njerëzit do thonë. Në këtë kuptim, ajo përfaqëson një model për brezat e piktoreve femra. Ndër veprat kryesore citojmë:

“Plugim vjeshte”, 1849: Njeriu thuajse nuk ka vend në veprat monumentale të Rosa Bonheur. Është gjenialiteti, heroizmi i kafshës që shprehet! Tabloja përshkruan një skenë plugimi në fillim të vjeshtës, duke treguar fuqinë e qeve në arë. Rosa Bonheur, e cila e kaloi fëmijërinë në fshat, donte t’i bënte homazh traditave rurale. Në këtë pikë, ajo kurrë nuk u tregua progresive dhe as nuk  lavdëroi industrializimin.

“Tregu i kuajve”, 1852: Rosa i donte kuajt! Duke vizituar tregjet, ajo gjente subjekte që stërlavdëronin fuqinë e kafshës. E adhuronte racën Percheron, me një morfologji të fuqishme dhe nervoze. Nëse fatura është realiste, theksi është mjaft romantik! Pika kryesore e sallonit të vitit 1853, më pas e Ekspozitës Universale të vitit 1855, kjo pikturë u ble nga një koleksionist amerikan dhe dha kontributin e vet në famën e artistes./Konica.al

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen