MENU
klinika

7 arsye

Pse jeni vazhdimisht të uritur

03.03.2022 - 14:53

Ju ka ndodhur që të ndjeni një dëshirë të fortë për të ngrënë vazhdimisht gjatë gjithë ditës? Nuk jeni të vetmit. Oreksi dhe luhatjet e tij gjatë ditës varen nga shumë faktorë. Sipas ekspertëve, mendja dhe trupi shpesh punojnë së bashku për të na shtyrë të hamë pa qenë në të vërtetë të uritur.

7 arsyet pse keni oreks të shtuar

Nuk keni fjetur mirë

Një gjumë jo i mirë shoqërohet me nivele të larta të hormonit grelin, i cili është përgjegjës për shkaktimin e ndjenjës së urisë.

Prisni periodat
Femrat që presin t’ju vijnë periodat shfaqin nivele të rritura të të progesteronit, gjë që rrit ndjenjën e urisë dhe i bën ato më të ndjeshme.

Keni ngrënë shumë mbrëmë

Nuk ka asnjë provë shkencore, por është e zakonshme të biesh në shtrat me stomakun plot dhe të kesh uri në mëngjes.

Pini pije freskuese

Kur pimë pije freskuese, truri merr mesazhin se trupi do të marrë kalori. Por për shkak se pijet dietike nuk kanë kalori, truri “mobilizon” ndjenjën e urisë, ndaj ne duam të hamë.

Nuk keni ngrënë një mëngjes të mirë

Nëse keni humbur ose nuk keni ngrënë mirë në mëngjes, që sipas ekspertëve është vakti kryesor, atëherë do të jeni të uritur gjatë gjithë ditës.

Thjesht jeni të mërzitur

Kur jemi të mërzitur, truri kërkon mënyra për të rritur nivelet e dopaminës, gjë që na bën të ndihemi mirë. Një prej tyre është ushqimi.

Jeni të stresuar

Stresi intensiv dihet se e “sforcon” trupin tonë. Është e natyrshme të ndihemi të uritur kur arrijmë të qetësohemi.