MENU
klinika

Zgjidhet misteri

Pse kënga e re e Donald Veshajt i dedikohet Bora Zemanit?

19.03.2022 - 14:05

Mbrëmjen e djeshme, Donald Veshaj ka publikuar një pjesë nga videoklipi i ri, që do të lancohet sot në orën 18:00.

Ai që ka tërhequr më shumë vëmendje, është teksti i këngës, ku Veshaj thotë: “Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jot”. Kjo pasi gjatë qendrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ai i kishte treguar Semit se këtë frazë ka dashur ta bëjë të këngës “TL”, dedikuar Borës por që në fund e ka zëvendësuar.

Mirëpo, duket se këtë herë, Donaldit ka dashur që t’i dërgojë një mesazh moderatores. Nuk dihet nëse ky është një moment pendese, falje për t’u rikthyer apo thjesht një himn për dashurinë e tyre të lënë pas. Nuk na mbetet veçse të presim deri pasdite për të kuptuar gjithçka.