MENU
klinika

Detaji që ngriti dyshimet

Rihanna dhe A$AP Rocky janë fejuar?

24.03.2022 - 11:40

Rihanna dhe partneri i saj, A$AP Rocky mund të jenë fejuar fshehurazi. Dyshimet nisën pasi këngëtarja ësgtë fotografuar me një unazë të madhe diamanti teksa bënte blerje për fëmijë. Këngëtarja dhe reperi janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, kështu që nuk do të ishte e habitshme nëse ai tashmë ia ka shtruar pyetjen.

Hollywood Life citon burime pranë dyshes së famshme të cilët kanë thënë se një propozim është menduar që në muajin Janar para se të zbulonin për ardhjen e fëmijës së tyre.“Rocky ka një marrëdhënie të shkëlqyer me familjen e Rihanna-s dhe është vetëm çështje kohe para se ai të propozojë”, ka zbuluar burimi.

Rihanna

“Rocky e ndjen absolutisht se Rihanna është personi i duhur dhe ai nuk mund ta imagjinojë jetën e tij pa të. Ata kanë diskutuar për martesën dhe fëmijët. Ata e dinë se është diçka që të dy e duan”, tha burimi. Tashmë që janë në pritje të një fëmije, duket sikur martesa do të jetë hapi i radhës i tyre.

Rihanna Në Mini Fund

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Dashuria e jetës sime’

Reperi konfirmon lidhjen me Rihanna-n!