MENU
klinika

“The Economist”

Rruga për të gjykuar Putinin si nazistët në Nurenberg

23.03.2022 - 07:30

The Economist

Vladimir Putin është “një kriminel lufte”, kështu ka deklaruar Joe Biden dhe senati amerikan. Dy ish-kryeministrat britanikë, Gordon Brown dhe John Major, i janë bashkuar 1 milion njerëzve, të cilët kanë nënshkruar një peticion për krijimin e një gjykatë të posaçme ndërkombëtare, të projektuar sipas gjyqeve të Nurembergut, për të gjykuar presidentin rus dhe aleatët e tij më të ngushtë.

Por deri më tani nuk ka ndodhur kurrë që një udhëheqës në detyrë të gjykohet nga një gjykatë ndërkombëtare.

Cilat janë shanset që Putin të ndiqet penalisht?

Në Ukrainë, ka nisur hapi fillestar për mbledhjen e provave. Më 16 mars, Karim Khan, prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) vizitoi vendin si pjesë e një hetimi mbi krimet e luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidin.

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka nisur gjithashtu hetimet. Gjetja e provave të krimeve të luftës është pjesa më e lehtë. Më 16 mars, rusët bombarduan teatrin në Mariupol, i cili strehonte ndoshta 1300 njerëz dhe shkruhej fjala “Deti” (fëmijë) me germa të mëdha, raporton abcnews.al

Synimi i qëllimshëm i civilëve është një krim lufte.

Rusët pretendojnë se ukrainasit neo-nazistë po bombardonin popullin e tyre. Ndërsa forcat janë bllokuar, krimet e luftës janë bërë edhe më të shpeshta. Udhëheqësit rusë madje kanë deklaraur se mund të përdorin edhe armët kimike. Nëse një nga arsyet e fillimit të krimeve të luftës ishte për të bindur komandantët rusë që të zbatonin rregullat e luftës, por kjo nuk ka funksionuar.

Më pas, provat duhet të shqyrtohen në gjykatë. Një padi është ngritur nga Ukraina sipas Konventës së OKB-së për Genocidin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), e cila vendos për konfliktet midis shteteve. Ukraina i kërkoi GJND-së të refuzonte argumentimin e forcave ruse se pushtimi ishte i justifikuar sepse Ukraina kishte kryer gjenocid në rajonet e shkëputura të Luhanskut dhe Donetsk.

Siç thekson Marko Milanovic nga Universiteti Britanik i Nottingham-it, gjykata nuk iu përmbajt argumenteve rreth gjenocidit të supozuar ukrainas, por shkoi më tej, duke thënë se “përdorimi i forcës nga Federata Ruse është një çështje serioze e të drejtës ndërkombëtare ”

Operacioni special ushtarak ka shkaktuar shumë viktima civilë. Ai urdhëroi që Rusia “të pezullojë menjëherë operacionet ushtarake”.

Të paktën, gjykata dukej se i besonte akuzat e Ukrainës kundër Rusisë.

Por gjetja e provave të besueshme apo edhe dënimi i kriminelëve janë diçka tjetër. Si në Siri në 2012-2020 dhe në Mianmar në 2021, komisionet e OKB-së akuzuan regjimet për krime lufte. Të dy vendet u sanksionuan. Në rastin e Rusisë, ka pengesa të rëndësishme ligjore.

Do të jetë shumë e vështirë për të vërtetuar se Putin ka udhëruar personalisht forcat e tij për të bombarduar spitale apo shkolla. Ka shumë të ngjarë që ai të ketë urdhëruar për këto sulme, ministrin e tij të mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe ndoshta shefat e tij të shtabit. Por për sa kohë që Putin dhe miqtë e tij do të jeën në pushtet, do të jetë e vështirë të vërtetohen akuza të tilla, raporton abcnews.al

Rusia nuk e njeh ICC (gjykata ndërkombëtare penale) dhe nuk është e detyruar të dorëzojë asnjë shtetas rus. Rusia e njeh shumë mirë GJND-në. Por nëse refuzon të zbatojë vendimin e asaj gjykate, sanksioni i vetëm që do të marrë Rusia në këtë rast është që çeshtja të dëgohet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku Rusia ka të drejtën e vetos.

Putin dhe njerëzit e tij ndihen të sigurt nga drejtësia ndërkombëtare për sa kohë ata do të jenë në pushtet. Megjithatë, kjo mund të mos jetë e vërtetë për disa zyrtarë të rangut më të ulët, pasi një pjesë prej tyre janë burgosur

Njëri ishte Ratko Mlladiç, kreu i ushtrisë boshnjake-serbe gjatë luftës së Bosnjës 1992-95, i cili u ekstradua në Hagë dhe u shpall fajtor për gjenocid. Ai ishte mbrojtur për vite nga ushtria serbe, por kjo ndryshoi në vitin 2011 pasi Bashkimi Europian e bëri të qartë se Serbisë do të mund të anëtarësohej në BE vetëm nëse do të dorëzonte Mlladiç.

Dhe Serbia bëri zgjedhjen e duhur. Nëse Putin do të vendosë një ditë të negociojë, vendet perëndimore mund të konsiderojnë heqjen e sanksioneve në këmbim të ekstradimit të disa kriminelëve rusë të luftës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një libër i një dëshmitari okular

Ja si ishte dita e fundit e Bashkimit Sovjetik…

Analiza e Joschka Fischer, Project Syndicate

E ardhmja e vjedhur e Rusisë