MENU
klinika

Lufta në Ukrainë

Rusët vrasin një nga legjendat e Shakhtar Donetsk

11.03.2022 - 23:33

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Shakhtar Donetsk, ka raportuar se ka humbur jetën në moshën 68-vjeçare, gjatë rrethimit rus të Khersonit dhe Kharkovit, ish-sulmuesi i Shakhtarit, Vladimir Rogovski, i cili u vra nga ushtarët rusë.

Bashkë me lajmin për ngjarjen tragjike, klubi ukrainas ka dërguar një mesazh ngushëllimi për miqtë dhe familjen e ish-lojtarit. Rogovski ka luajtur për Shakhtarin nga viti 1975 deri në vitin 1982, ku ka regjistruar 224 ndeshje dhe ka shënuar 25 gola.

Me klubin ukrainas ai ishte dy herë nënkampion i BRSS (1975, 1979) dhe fitoi Kupën e BRSS (1980). Ai do të mbahet mend edhe si golashënuesi i parë në historinë e Shakhtarit kur bëhet fjalë për kompeticionet evropiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hija e rëndë rrethon legjendën ukrainase

“Nuk flet për luftën sepse është spiun rus”