MENU
klinika

Hija e rëndë rrethon legjendën ukrainase

“Nuk flet për luftën sepse është spiun rus”

11.03.2022 - 22:24

Anatoliy Tymoshchuk, një nga lojtarët më të famshëm ukrainas, ka qëndruar në heshtje të plotë gjatë gjithë kësaj periudhë, nuk ka thënë qoftë dhe një fjalë të vetme kundër agresionit rus.

Kjo sjelle e tij nuk është pritur mirë në Ukrainë, teksa Federata ukrainase ka marrë disa masa ekstreme, duke i hequr licencën e trajnerit, duke mos i njohur asnjë titull të fituar në tokën ukrainase dhe duke i mohuar të drejtën për të zhvilluar aktivitete sportive në Ukrainë.

Aktualisht, Tymoshchuk mban postin e asistentit tek Zenit Shën Peterburg, nuk ka pranuar të heq dorë nga ky post edhe pse Rusia po pushton Ukrainën.

Së fundmi një gazetar ukrainas ka shkruar se Tymoshchuk është një agjent i fshehur rus. Kostyantin Andriyuk, ka publikuar si provë fotot që ka marrë disa vite më parë gjatë një hetimi.

Mirëpo, nuk ka dashur t’i publikojë pa prova reale por lufta padyshim që e ekspozoi dukshëm legjendën ukrainase. Tymoshchuk ishte betuar për besnikëri ndaj Rusisë dhe nënshkroi një deklaratë ku thuhej:

“Unë, Anatoliy Tymoshchuk, betohem për besnikëri ndaj Rusisë dhe betohem se do të respektoj Kushtetutën dhe ligjet. Betohem për besnikëri ndaj FSB-së dhe se do të zbatoj urdhrat e eprorëve të mi dhe se do të mbaj shërbime sekrete. Jam gati të jap jetën për Rusinë”, – është betimi i pretenduar i bërë nga ish-futbollistit të Bayer Munich.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN