MENU
klinika

Përgjigjen psikologët

Sa i rëndësishëm është vetvlerësimi?

26.03.2022 - 09:56

Vetëvlerësimi është komponent vlerësues i konceptit për veten. Ai përfshin një vlerësim subjektiv emocional që secili prej nesh i bën vetes së tij. Nëse keni vetëvlerësim të lartë, atëherë ju pranoni, respektoni dhe vlerësoni pozitivisht veten tuaj. Nëse vetëvlerësimi juaj është i ulët atëherë ju prireni të hidhni poshtë, poshtëroni, ulni dhe vlerësoni negativisht veten.

Turpi mund të jetë një kontribues i vetëvlerësimit të ulët. Nëse një njëri është i turpshëm probabiliteti që ai të ketë një performancë të dobët është më i madh. Si rrjedhojë edhe vlerësimi që ai do te ketë për veten e tij do të jetë me nota më negative.

Ndodh që një person mund të kalojë në vetëvlerësim të tepruar. Në këtë rast kemi të bejmë me një njeri me tipare narciziste, që do të thotë janë njerëz vanitozë dhe egocentrikë. Nëse keto karakteristika bëhen pengesë për funksionimin e tyre të përditshëm atëherë është e nevojshme që ata të marrin ndihmë të specializuar.