MENU
klinika

“Kina është në anën e gabuar të historisë”

SHBA vendos 3 mijë trupa ushtarake në Australi

17.03.2022 - 09:09

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka bërë të ditur se sanksionet e SHBA-së ndaj Rusisë do të anulohen vetëm kur Putin të tërhiqet plotësisht nga Ukraina. Ai paralajmëroi Kinën të shmangë përfshirjen në konflikt pasi SHBA dërgoi mijëra trupa në Australi, për shkak të kërcënimit të paraqitur nga Pekini.

“Kina është tashmë në anën e gabuar të historisë kur bëhet fjalë për Ukrainën”, tha Blinken.

Ai shtoi:

“Nëse Kina në të vërtetë ofron mbështetje materiale në një mënyrë ose një tjetër për Rusinë do të ishte shumë keq, po e shohim me kujdes këtë gjë”.
Blinken tha në intervistë se sanksionet ruse do të “largohen” kur Rusia të tërhiqet plotësisht nga Ukraina, duke pretenduar se dënimet kundër Putinit “nuk
ishin të destinuara për të qenë të përhershme”.

Ai tha se heqja duhet të jetë e përhershme dhe e pakthyeshme në mënyrë që Rusia të mos bëjë sërish ato ofensiva në vitet e ardhshme.

Trupat amerikane po vendosen gjithashtu në Australi, pasi frika rritet nga lufta midis Kinës dhe Australisë. Tensionet janë në rritje në Indo-Paqësorin, veçanërisht pasi Rusia pushtoi Ukrainën, pasi rriten shqetësimet se Kina mund të përgatitet për të pushtuar Tajvanin në vitet e ardhshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një kundërshtar i përbashkët nuk mjafton...

Aleanca Kinë-Rusi është thjesht një iluzion…

Pse dy vendet kanë raporte të mira midis tyre?

Afrimi i rrezikshëm Kinë-Rusi