MENU
klinika

Bllako ende…

SPAK kërkoi arrestimin e deputetit të PS, Këshilli i Mandateve mblidhet për të vendosur fatin e tij

30.03.2022 - 15:54

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet sot për të vendosur për fatin e deputetit të PS-së Alqi Bllako, një ditë pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij, me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Mbledhja është caktuar të mbahet sot pasdite në orën 18:00, pas kërkesës që SPAK dorëzoi, ku kërkoi hapjen rrugë të arrestimit të Bllakos.

Ndërkohë, dje pasdite, Bllako deklaroi se do të dorëzonte mandatin e deputetit, por kjo gjë nuk ka ndodhur ende. Në shkresën drejtuar Kuvendit, shkruhet se Bllako, në kohën kur ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime të kundraligjshme me dashje në ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke shkaktuar një dëm prej 16.288.344 lekësh

Po ashtu vihet në dukje, se Bllako, ka favorizuar kompaninë koncensionare “Integrated Technology Waste Treatment”, kundrejt pranimit të një përfitimi të parregullt, në shumën e 14.964.900.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Lefter Koka, Sekretar i Përgjithshëm te Meta

Kush është Alqi Bllako, që SPAK kërkon arrestimin e tij

Goditen pasuritë e të hetuarve, deputetit i bllokohet shtëpia

Skandali i inceneratorëve, kush janë 9 zyrtarët që kërkohen në pranga