MENU
klinika

Shkruar gjatë kohës së luftës në Kosovë

Vesa Luma ndan pjesë të ditarit personal

25.03.2022 - 11:38

Këngëtarja e njohur, Vesa Luma ka publikuar një pjesë të shkëputur nga ditari i saj personal, të cilin e mbante në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë. Ajo ka ndarë një moment të vështirë, ku situata ishte shumë dramatike dhe ka ndërhyrë NATO.

“Është ora 20:00, mu po më dridhet dora se qetash po e di se situata në Kosovë është shumë dramatike, prandaj ka ndërhy NATO. E tash na e kanë nal rrymën”, ka shkruar artistja në Instagram. Ndërkohë, sot pas shumë vitesh, gjërat kanë ndryshuar dhe Vesa jeton në Zelandën e Re bashkë me familjen e saj, bashkëshortin Big Basta dhe djalin.

Kujtojmë që ditën e djeshme, u shënuan 23 vjet që nga koha e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk ka birrë e as çorbë që na ndan”

Vesa Luma reagon e revoltuar pas performancës së Goran Bregovic

"Kam dashur të ndryshoj fizikisht"

Rrëfehet Vesa Luma për familjen dhe veten