MENU
klinika

Çfarë dihet mbi ngjarjen?

Vritet me thikë një nxënës 14-vjeçar në Kosovë

01.03.2022 - 11:38

Një vrasje ka ndodhur paraditen e sotme në Vranjevc të Kosovës.

Gazeta Express raporton se një 14-vjeçar nxënës i shkollës “Hilmi Rakovica” është vrarë me thikë.

Policia dhe Mjekësia Ligjore ndodhen në vendin e ngjarjes po punojnë për zbardhjen e saj.

Nuk dihet ende identiteti i nxënësit të vrarë apo autorit si as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Deklarata e policisë

Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij. Vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.