MENU
klinika

Telefonatë me Papën

Zelensky, parlamentit italian: Ndaleni Moskën… edhe për Evropën!

22.03.2022 - 16:12

         Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i është drejtuar parlamentit italian, në fjalimin e kësaj të marte, se vendi i tij gjendet në kufijtë e mbijetesës, nga lufta me Rusinë, si dhe paralajmëroi se, Moska, ka si qëllim depërtimin në pjesën tjetër të Evropës.

Ai u tha deputetëve italianë, se vendi i tij ishte në krizë nga lufta me Rusinë dhe paralajmëroi, se Moska donte të depërtonte në pjesën tjetër të Evropës, sikur  raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Për trupat ruse, Ukraina është porta e Evropës, ku duan të hyjnë, por barbaria nuk duhet të lejohet të kalojë”, – tha ai.

Ai përsëriti apelin e tij të bërë në fjalimet e mëparshme për shtimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

Kryeministri italian, Mario Draghi, u shpreh tha se vendi i tij dëshiron ta shohë Ukrainën në BE dhe se, duhet t’i ofrojë ndihmë ushtarake vendit, për të ndalur masakrat.

Po ashtu, më herët, Zelensky ka folur edhe me Papë Françeskun, duke sugjeruar që Vatikani të jetë ndërmjetëses për paqe me Rusinë dhe përfundimin e luftimeve.

Në një postim në “Twitter”, Zelensky theksoi se i tregoi Papës, për situatën e vështirë humanitare, pasi trupat ruse po bllokonin korridoret e shpëtimit.

“Roli ndërmjetësues i Selisë së Shenjtë [juridiksionit të Papës], për t’i dhënë fund vuajtjes njerëzore, do të ishte shumë me vlerë.”

Kjo deklaratë vjen pasi Zelensky, tha të hënën, se Jeruzalemi mund të jetë potencialisht një vend për bisedimet e ardhshme të paqes, në nivel të lartë, mes Ukrainës dhe Moskës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Forcat ruse po grumbullohen në kufirin e Ukrainës...

“Putini po luan me zjarrin”!

"Kjo është përgjegjësia e liderëve botërorë. Mbyllni qiellin…!"

Zelensky shpërthen ndaj Perëndimit: Doni që ne të vritemi pak nga pak!