MENU
klinika

Ja çfarë paralajmëron ministrja e Shëndetësisë

A do të shkrihet Komiteti Teknik i Ekspertëve?

13.04.2022 - 13:31

Ministrja e Shendetesise Ogerta Manastirliu tha se Komiteti Teknik i Eksperteve nuk do te shkrihet, pavaresisht situates se qete epidemiologjike ne vend. Ministrja theksoi se Komiteti do te jete ne gatishmeri deri sa pandemia te deklarohet endemi.

Pyetje: Kur do shkrihet komiteti teknik i ekspertëve?

Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu: Komiteti i Ekspertëve jo vetëm që s’ka plan të shpërbëhet por ka vijuar sic ka bërë përgjatë 2 viteve pandemi të vlerësojëe situatën epidemiolgjike, parqitet e qetë nuk kemi situatë me rritje të rasteve apo në spitale por duhet të dimë virusi ende vijon, fakti që vijojmë me vaksinimet e kemi rritje të mbulesës tregon për efektet e efikasitetit të vaksinave , mos harrojmë që variantet e reja që qarkullojnë në Evropë kanë sjellë rritje të rasteve dhe komiteti do vijojë punën për të marrë masa përkatëse kur të kemi sinjalizim apo dinamikë të re të situatës epidemiologjike.

Kemi mësuar që armiku i padukshem është i paqendrueshëm sikurse kemi ende shumë të panjohura. Ne ende kemi disa protokolle që duhet ti zbatojmë, nuk kanë rënë pavarësisht situatës së rasteve, do jemi në gjendje gatishmërie deri kur pandemia të kthehet në endemi.