MENU
klinika

Henri Miler

Amerika, konsumi, liria… blasfemia!

29.04.2022 - 17:33

         Ka libra që kur botohen, duken jo vetëm shumë aktualë, por edhe të destinuar të zgjasin në kohë, gjë që më pas i bën të rrëshqasin në harresë. Sikurse edhe libra që duken meteoritë, prej një tjetër sistemi planetar. Gjithsesi, me kalimin e viteve, marrin një thellësi dhe një rëndësi që i shndërron në klasikë, me vlerë absolute, sepse arrijnë të depërtojnë në mizerien dhe mjerimin e shoqërisë. Pra, Stendali kishte të drejtë, kur tha, rreth vitit 1840, se po shkruante për “pak të lumtur”, për “pak fatmirë” që do të lexonin dhe admironin veprat e tij “rreth vitit 1900”, dekada pas vdekjes së tij./Konica.al

“Makthi nga ajri i klimatizuar” i Henri Milerit i përket grupit të fundit të veprave letrare. Shkrimtar “i mallkuar” dhe i çmuar, autori i dy “Tropikëve”, i brumosur nga një qëndrim i gjatë dhe aventuresk në Evropë, Milerio e shkroi librin midis viteve 1939 dhe 1941, pas kthimit në Shtetet e Bashkuara. Me synimin që të shkonte në rrënjët më të thella të shpirtit dhe mentalitetit amerikan, të përshkruante natyrën dhe kulturën e një vendi të jashtëzakonshëm, që dukej se i ofronte kujtdo (“shko në perëndim, djalosh”) të gjitha shanset e zhvillimit të plotë njerëzor në një shoqëri tolerante, liberale dhe demokratike. Mirëpo, udhëtimi i gjatë, kur edhe Mileri hasi në shembujt më të ndryshëm të së ashtuquajturës “mënyrë e jetesës amerikane”, i rezultoi një zhgënjim i hidhur, një makth me ajër të kufizuar, ku me “makth me ajër të klimatizuar”, duhet të nënkuptojmë ndjesinë e klaustrofobisë dhe asfiksisë që shkakton shoqëria e rregulluar nga mekanizma anonimë, tashmë pa tipare vërtet njerëzore, siç vëren Miler në parathënien e vëllimit, botuar në 1945:

QUIET DAYS IN CLICHY, Director, Jens Jorgan Thorsen with writer, Henry Miller on the set, 1970 Courtesy Everett Collection ACHTUNG AUFNAHMEDATUM GESCHÄTZT PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xCourtesyxEverettxCollectionx MBDQUDA EC001

Nuk krijohet një botë e re, thjesht duke u përpjekur të harrojmë të vjetrën. Një botë e re bëhet me një frymë të re, me vlera të reja. Ndodh që bota jonë të mund të ketë nisur kështu, por sot është një karikaturë. Bota jonë është një botë gjërash. Asaj që i frikësohemi më shumë, përballë katastrofës së afërt, është se do të detyrohemi të heqim dorë nga aparatet tona, xhinglat tona, të gjitha komoditetet e vogla që na kanë sjellë kaq shumë shqetësime”.

Shumë aktual, por me një klasicizëm të gjallë, “Makth nga ajri i klimatizuar” na ndihmon të kuptojmë realitetin e Shtetet e Bashkuara në fund të viteve 1930, por nuk është më pak thelbësore të kuptojmë, se çfarë u bë më vonë, pas Luftës së Dytë Botërore, duke tërhequr pas vetes Evropën plakë, të dobësuar nga pesha e dy luftrave botërore dhe e destinuar të bëhej, siç do të thoshte evropiani Gregor von Rezzori, një “Second hand America”, një “Amerika e dorës së dytë”.

“Makthi nga ajri i klimatizuar” përbëhet kryesisht nga kontradiktat e përjetshme njerëzore dhe që Mileri, i ndesh thuajse kudo gjatë udhëtimit, por njëherazi dhe mbi të gjitha, përbëhet nga një progres i shtirur ose i keqkuptuar, i shitur si arritja maksimale në histori./Konica.al/ Është vërtet befasuese të lexosh faqet, ku Mileri flet për një ndotje jashtë kontrollit, por është edhe më tronditëse të lexosh analizën e tij shumë të kthjellët, sa edhe profetike, të fuqisë së tepruar të masmedias, ato e vënë në anestezi qenien njerëzore me ortekë të përditshëm lajmesh, jo shumë të besueshme dhe të imponuara nga të pushtetshmit, apo nga pushtetarët në detyrë, por edhe me argëtime idiote, reklama absurde dhe nxitje vulgare ndaj konsumit:

“Jemi mësuar ta konsiderojmë veten një popull të emancipuar, le të themi se jemi demokratë, liridashës, pa paragjykime dhe urrejtje. Fjalë të bukura, plot fisnikëri dhe idealizëm. Në realitet, ne jemi një turmë vulgare dhe agresive, pasionet e së cilës mobilizohen lehtësisht nga demagogë, gazetarë, sharlatanë fetarë, agjitatorë e të tjera. Ta quash shoqëri të popujve të lirë, është blasfemi”.[…]

Prania e përhapur e medieve/agjencive të komunikimit dhe reklamimit (sot mund të shtojmë të ashtuquajturat “medie sociale” dhe algoritmet e tyre surrealiste) krijon një makinë pëlqimi tinëzare, rrëshqitëse dhe jashtëzakonisht të rrezikshme, gjoja demokratike, çfarë përfshin dhe asimilon çdo formë polemike dhe e bën atë funksionale për drejtimin, ushtrimin dhe mirëmbajtjen e pushtetit: opinionet e parafabrikuara dhe nevojat false të krijuara me mjeshtëri nga agjencitë reklamuese u shiten dhe u tregtohen lexuesve-konsumatorëve si zgjedhje të lira, gjuha banalizohet dhe reduktohet në slogane belbëzuese ose slogane të modifikuara, që e mpijnë ndërgjegjen në atë që, Giovanni Arpino, në një nga “Letra të mërzitshme”, do ta përcaktonte si “agoninë e ëmbël kolektive”./Konica.al

Miler identifikon dhe parafytyron me konkretësi të ftohtë katastrofën shumë normale dhe në thelb banale, të shoqërisë së konsumit dhe nevojave të ngutshme, ku gjithçka është në shitje dhe relativja bëhet absolute, si një homologim i gjerë e i topitur interesash, pasionesh, zakonesh, të stileve të jetesës, qoftë edhe të kodeve etike, që në fakt mbizotërojnë bashkë me parimin e moskundërshtimit, supozimin e çdo arsyetimi me pretendime logjike. Kështu, individi zhduket në masën anonime dhe të padiferencuar, e cila si e tillë manipulohet lehtësisht: “shumica e mallkuar” që “ka forcën, por jo arsyen”, siç e përcakton Ibseni në “Armik i popullit”, disa dekada para Milerit.[…]

Pasoja është “njëtrajtshmëria e botës”, siç e përcakton Stefan Cvajgu në 1925, një lloj rrafshimi total i përshkruar dhe denoncuar tashmë në shekullin e nëntëmbëdhjetë nga Tokëvili, një autor që jo më kot përsëritet shpesh, pak a shumë i fshehur, në faqet e Milerit. Është një makth, por ajri është i kondicionuar; ajri është i klimatizuar, por është një makth: ato janë ekstremet e një dialektike të sëmurë, të pashpresë dhe të dëshpëruar. Vetë Mileri profetik e përmblodhi atë në një fjali, që ka prapavijën e dënimit: “Të verbrit udhëheqin të verbrit: është sistemi demokratik”./Konica.al

 

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit