MENU
klinika

PD tryezë me ekspertët për energjinë

Berisha: Shkak i krizës vjedhja dhe keqmenaxhimi!

20.04.2022 - 12:47

Partia Demokratike po zhvillon një tryezë me ekspertët lidhur me krizën energjetike. Sali Berisha tha se shkak i kësaj krize nuk është moti dhe lufta në Ukrainë, por keqmenaxhimi dhe vjedhja e sipërmarrjeve.

“Shqipëria është vendi i vetëm në Europë që takson taksën mbi 1 euro dhe ka një prej çmimeve më të larta në Europë. Shkak i krizës në vend nuk është moti dhe lufta, por është plaçkitja dhe grabitja në këto sipërmarrje. Shqipëria nuk besoj të ketë vend tjetër që zbraz digat në kundërshtim me ligjet e saj dhe shet energji në emër të liberalizmit të tregut me 42 euro në të njëjtën ditë kur në bursë është 130 euro siç ka ndodhur gjatë verës. Apo blen energji me 300 euro ku në të njëjtën ditë energjia në bursë është me 150 euro, pra kemi të bëjmë me një rritje të çmimeve të diktuar tërësisht nga keq menaxhimi dhe vjedhja”, tha Berisha.

Pak më herët PD tha se do të kërkojë në Kuvend ngritjen e një komisoni parlamentar për krizën energjetike.