Një zotëri i shtohet listës së rekordeve botërore. I zakonshëm ai, e zakonshme ndoshta edhe jeta e tij. Walter Ortman, nga qyteti jugor i Brazilit, Brusque, ndoshta ka pasur fatin e jashtëzakoshëm… për të shijuar një jetë qetë dhe modeste, atë që filozofët e lashtë e kanë cilësuar si sekretin e lumturisë. Dhe në fakt, ky 100-vjeçar ka thyer rekordin e kohës më të gjatë, si punonjës i të njëjtës kompani: zoti Ortman, ka plot 84 vjet, që e merr rrogën në të njëjtin vend!
Edhe pse fakti është befasues, këshilla që ai u jep atyre që kërkojnë një karrierë të gjatë dhe të dobishme është krejtësisht e thjeshtë: “Bëni atë që ju pëlqen dhe sa më larg, ushqimet e dëmshme”.
“Duhet të të pëlqejë, puna. Fillova të punoj, me vullnet dhe shpirt luftarak”, – tha ai në një intervistë, gjatë kësaj jave.
“Nuk mund të bësh asnjë punë, vetëm për të thënë se punon. Nuk është efektive. As nuk do ta duroni”, thekson ai.
Sikur përshkruajnë mediet braziliane, Walter Ortman filloi punë në fabrikën e një kompanie që aktualisht mban emrin “RenauxView”, që merret me prodhimin e pëlhurave. Me kalimin e viteve, ai u bë pjesë e administratës e më pas, menaxher i shitjeve.
Ortman i kushton rëndësi gjendjes fizike, duke bërë gjimnastikë çdo ditë, si dhe e përzgjedh me kujdes dietën ushqimore.
“Zakonisht, shmang edhe kripën, edhe sheqerin” – tregon vetë ai . “Të njëjtë gjë, do të thoja edhe për pije, si “Coca-Cola”, apo të tjera lëngje freskuese. Konsumoj vetëm ushqime të shëndetshme, që janë faktor i rëndësishëm për shëndetin fizik”, – përfundon deklarata modeste, e rekordmenit të ri në botë, 100-vjeçarit, Ortman!
Jeta dhe filozofia, nuk mund të shkriheshin më mirë se kaq…