MENU
klinika

Pas 28 vitesh martesë

Çifti i njohur i showbiz-it drejt divorcit

12.04.2022 - 11:33

Ups! Mesa duket gjërat mes prindërve të këngëtares së njohur, Miley Cyrus, kanë marrë të njëjtën rrjedhë si para pesë vitesh. Ata janë nisur drejt divorcit për herë të tretë dhe kësaj radhe mund të ndahen prej vërteti.

Sipas portalit të huaj “Page Six”, Tish Cyrus ka bërë kërkesën në datën 6 prill.

Aktorja dhe producenti përmendën “dallimet” që kanë nga njëri-tjetri si arsyen e ndarjes dhe pretendoi se ajo nuk ka jetuar me Billy Ray për dy vjet, sipas “TMZ”.

Billy Ray ishte i pari që bëri kërkesë për divorc në vjeshtën e vitit 2010, por e tërhoqi kërkesën disa muaj më vonë.

Mes ndarjes kishte thashetheme ku pretendohej se Tish ishte lidhur me rokerin e Poison, Bret Michaels, 59 vjeç.

Më pas në vitin 2013, Tish ishte ajo që bëri kërkesë, por çifti prej shumë vitesh u pajtuan vetëm 10 ditë më vonë.

“Ne të dy u zgjuam dhe kuptuam se e duam njëri-tjetrin dhe vendosëm që duam të qëndrojmë së bashku”, thanë dyshja në një deklaratë të përbashkët për revsitën “People” në atë kohë.

Në vitin 2017, divorci u anulua për shkak të katër viteve pasiviteti në gjykata.

Përveç 29-vjeçares Miley, Tish dhe Billy Ray kanë edhe katër fëmijë të rritur: Noah, 22 vjeç, Trace, 33 vjeç, Braison, 27 vjeç dhe Brandi, 34 vjeç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Billi Elish këngëtarja më e nominuar

Del lista e plotë e nominimeve për ‘Grammy 2019’

Taylor Swift rrëzohet nga froni

Ja kush triumfoi në “Grammy Awards”!