MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat janë përfitimet e kanellës?

16.04.2022 - 08:10

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat janë përfitimet e kanellës?

Mjeku: Kanella, nga lëvorja e pemës së kanellës, ka kohë që përdoret si ilaç tradicional  dhe si erëz. Gjithashtu ajo gjendet në kapsula, çajra dhe ekstrakte.

Përmirëson funksionin e trurit. Kanella përmirëson funksionin e trurit, ndihmon në rritjen e kujtesës, përqendrimit dhe vëmendjes, zvogëlon rrezikun për t’u prekur nga sëmundja alzajmer. Të konsumoni pak kanellë ju ndihmon në luftën me nervozizmin dhe depresionin, parandalon dhimbjen e kokës.

Ndihmon në problemet me kapsllëkun. Ajo është një burim i mirë i fibrave, kalciumit, hekurit dhe magnezit. Duke qenë e pasur me fibra dietike, mund të ndihmojë edhe në lehtësimin nga kapsllëku.

Diabeti.  Kanella përban antioksidantë që kanë një efekt të ngjashëm me atë të insulinës. Kjo do të thotë që antioksidantët shtyjnë glukozën jashtë gjakut dhe drejt e tek qelizat ku glukoza mund të shërbejë si burim funksional energjie.

Ka veti anti-inflamatore. Inflamacioni ndihmon trupin të luftojë viruset dhe të riparojë dëmtimin e indeve. Studimet kanë treguar se kanella ka veti anti-inflamatore dhe mund edhe të lehtësojë ënjtjen.

Mund të ulë rrezikun e sëmundjes së zemrës. Shtimi i kanellës në dietën tuaj mund ta mbajë zemrën të shëndetshme. Një dietë e pasur me yndyrë mund të çojë në sëmundje të zemrës, dhe shtimi i kanellës në ushqim mund të ndihmojë në kompensimin e këtij rreziku.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këto 5 mënyra e mbushin atë me vitamina dhe antioksidantë

Bëjeni kafen tuaj më të shëndetshme!