MENU
klinika

Vendbanimi i Arbrit

Dëshmi të epokës së hekurit në Kthellë

06.04.2022 - 12:58

        Një zbulim që kategorizohet sipas të ashtuquajturës “Kulturës Ilire të tumave të Matit”,  – një enë qeramike, – u identifikua në fshatin Kthellë, në Mirditë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, duke theksuar se: “specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore realizuan hulumtimin në terren të gjetjeve arkeologjike rastësore, pas njoftimit të dhënë nga banorët e zonës, pranë fshatit Kthellë në Mirditë – ku edhe u konstatuan në sipërfaqe, fragmente qeramike, bronzi, eshtrash etj”.

“Po, në sipërfaqe u gjet edhe një enë e plotë. Sipas studimeve paraprake, rezulton se objekti i zbuluar është një enë qeramike me dy vegje vertikale, të zhvilluara mbi buzë, që daton nga epoka e hekurit”, – cilëson, ministrja Margariti.

Specialistët pranë Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik pranë IKTK, realizuan gjithë procesin e pastrimit dhe të restaurimit të enës, si edhe regjistrimin si pasuri kulturore në “Regjistrin Kombëtar të Pasurive Kulturore”.

Sipas ministres, specialistët e IKTK po vijojnë punën për studimin e materialit arkeologjik.

Për këdo që dashuron klimën alpine dhe ajrin, të kombinuar me arkitekturën, traditën dhe historinë, Mirdita, është një krahinë që nuk duhet humbur.

Monumentet arkeologjike të Mirditës i përkasin më së shumti periudhës së hershme të Mesjetës në Shqipëri, e njohur gjithashtu si “Periudha e Arbrit”, edhe pse në këtë qytet ka varre dhe objekte të shumta që tregojnë se ky ka qenë një vendbanim ilir, që në epokën e bronzit, rreth 2,000 vjet para erës sonë.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit