MENU
klinika

ArTurbina ka një propozim!

“Dilema: duhet t’ia themi ‘të vërtetën’, burrit/gruas?”

08.04.2022 - 12:18

       Një komedi, për temën më të debatueshme. Atë më të “tmerrshmen” mes çifteve. Atë tek e cila, nuk është e thënë… ta gjejë veten çdo çift! Komedia “E vërteta”, vjen premierë në skenën e Teatrit Kombëtar, në “ArTurbina”.

Vepra me autor Florian Zeller, vjen premierë absolute në skenën tonë, nga regjisori i njohur Spiro Duni, më datë 8, 9 dhe 10 prill, si bashkëpunimi i dytë i regjisorit Duni me autorin francez. Zeller luan me temën klasike të tradhtisë, që të çon në pasoja ekstreme.  “E vërteta”, një komedi e shkëlqyer dhe mizore për hipokrizinë, që e mbajnë të lidhur pëlhurën e shoqërisë moderne.

Komedia nis si një tradhti klasike bashkëshortore: Alisa dhe Misheli, një pasdite po veshin rrobat në një dhomë hoteli. Misheli është shok i ngushtë me bashkëshortin e Alisës, Polin. Po ashtu edhe Poli me Alisën, janë miq me gruan e Mishelit, Lorencën.

Në role, vijnë aktorë të njohur për publikun. Elina Duni, kompozitore dhe interpretuese e këngës, pjesëmarrja e saj është një dhuratë speciale për këtë shfaqje. Niada Saliasi, me potencialin dhe sharmin skenik, vjen në këtë kryevepër nga Florian Zeller, në rolin e Elisës, gruas së Polit. Genti Deçka, një aktor me vlera shumëplanëshe dhe i dëshiruar për çdo regjisor, vjen në rolin e Polit, bashkëshorti i Elisës dhe miku i ngushtë Mishelit. Flaura Kureta, aktore me energji të pashtershme dhe plot përvojë, vjen në rolin e Lorencës, bashkëshortes së Mishelit. Në rol është dhe aktori Donald Shehu, një e ardhme e sigurt në skenën e teatrit profesionist shqiptar, i cili vjen në këtë kryevepër, në rolin e Mishelit, bashkëshort i Lorencës, mik i ngushtë i Polit dhe dashnor i gruas së tij Elisës. Përkthyer nga Artur Lena, me muzikë nga Elina Duni dhe Rob Luft, ndëra skenat nga Ilirjan Sadiku, kostumet Prishilia Imeri.

Vepra, regjisori, autori

“E vërteta” është bashkëpunimi i dytë i regjisorit Spiro Duni me autorin Florian Zeller, pas shfaqjes “Babai”, nën interpretimin e mrekullueshëm të aktorëve Reshat Arbana dhe Flaura Kureta, bazuar në veprën me të njëjtin titull. Spiro Duni, një nga regjisorët më të mirë të historisë të Teatrit Kombëtar. Ai kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve (sot Universiteti i Arteve), Tiranë në vitet 1979 -1983 dhe u diplomua si regjisor në vitin 1984. Në vitin 1991 specializohet në Itali si regjisor teatri.

Regjisor i shumë shfaqjeve teatrore me vepra të autorëve me famë ndërkombëtare si: Anton Çehov, Eugene O’Neill, Tenessee Williams, Arthur Miller, Tom Murphy etj. Nën drejtimin e tij janë realizuar shumë produksione të suksesshme brenda dhe jashtë Shqipërisë, të cilat janë vlerësuar me disa çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij, ka spikatur edhe si aktor, në më shumë se 11 filma.

Florian Zeller, novelist, skenarist, romancier dhe dramaturg francez, i konsideruar si një ndër autorët më të mirë bashkohorë. Në vitin 2004, fiton çmimin “Prix Interallié” për novelën “The Fascination of Evil”. Vazhdon të ketë sukses edhe pasi kalon në veprat teatrore, duke rrëmbyer çmimin prestigjioz “Molier”, si “Dramaturgu më i mirë” (2014 dhe 2018) dhe “Shfaqja më e mirë në një teatër privat” (2014). Por, pa dyshim, kryevepra e tij mbetet “The Father” (Babai) – kjo, vetëm si sukses i padiskutueshëm në teatrot ndërkombëtare, por si produksion kinematografik, me 6 nominime, duke u nderuar me “Oscar”, për skenarin më të mirë joorigjinal.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe