MENU
klinika

Dhuna në Superligë

Dramatike në Kosovë, tifozët godasin portierin

03.04.2022 - 16:36

Një ndeshje dramatike ka rezultuar ajo mes Gjilanit dhe Ballkanit. Miqtë e Ilir Dajës kaluan të parët në sekondën e 27-të me Krasniqin, ndërkohë që Gjilani barazoi shifrat në minutën e 90+5-të me portierin Enea Koliçi.

Nuk mungoi as tensioni dhe dhuna, pasi në momentin e shënimit të golit nga Koliçi, tifozët vendas kanë pushtuar fushën, teksa është goditur edhe portieri i Ballkanit, Stivi Frashëri.

Ndeshja u ndërpre pas lëndimit mjaft serioz që tifozët e Gjilanit i shkaktuan portierit të Ballakanit, pas golit të barazimit. Frashëri është transportuar në spital dhe ende nuk dihet gjendja e tij.