MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Dua të bëj operacion dhjamin

29.04.2022 - 10:37

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përshëndetje! Si i bëhet kur një pacient është 80 vjeç dhe ka 25 vjet që ka një sëmundje që në gjuhën popullore quhet “dhjami”. Tani është bërë e madhe ka dhe sëmundje zemre dhe tension për të cilët mjekohet prej vitesh dhe mund t’i japin komplikacion në operim, si mund ta zgjidhim këtë problem?

Mjeku: Sëmundja për të cilën ankohet pacienti ne e njohim me termin “hernie inguinale”. Duke u bazuar nga mosha 80 vjeç, detyrimisht duhet që kardiologu të vlerësojë funksionin e zemrës nëse ajo është e aftë për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale, e cila bëhet me anestezi (duhet vlerësuar fakti se lëndët e kësaj të fundit, mund të jenë të dëmshme).

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.