MENU
klinika

Rendi i ditës

E enjtja në Kuvend, deputetja e PD interpelancë me Kushin për “Paktin për Universitetin”

21.04.2022 - 10:36

Ditën e sotme mblidhet Kuvendi i Shqipërisë. Në orën 10:00 deputetët do të paraqiten në seancë për të diskutuar çështjet në rendin e ditës. Seanca do të startojë me interpelancën e kërkuar nga deputetja e Partisë Demorkatike Ina Zhupa me ministren e Arsimit, Evis Kushi. Zhupa kërkon shpjegime dhe informacione për zbatimin e angazhimeve të marra përsipër për Paktin për Universitetin.

RENDI I DITËS:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 14.04.2022. (Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime. (Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Interpelancë me ministren e Arsimit dhe Sportit, zonjën Evis Kushi kërkuar nga deputetja Ina Zhupa. ( Neni 80 i Kushtetutës, neni 96 i Rregullores)

4. Projektligj “Për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për programin “UKT Shpërndarja e Ujit”. (Neni 121 të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

5. Për miratimin e aktit normativ nr. 5, datë 12.3.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr.8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre””, të ndryshuar. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

6. Për miratimin e aktit normativ nr. 6, datë 18.3.2022 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara (amendimi i tretë) në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

7. Për miratimin e aktit normativ nr. 7, datë 18.3.2022 “Për transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte ushqimore bazë dhe produkte të tjera të lidhura me to si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg”. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

8. Për miratimin e aktit normativ nr. 8, datë 25.3.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar. (Neni 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)

9. Projektligj “Për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme” (Neni 78 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Pyetje

10. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.