MENU
klinika

U arrestua për shpërdorim detyre

Gjykata liron nga qelia vëllain e ish-deputetit ballist

17.04.2022 - 12:27

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka liruar nga qelia, Fatos Alimadhin.

Përmbaruesi Alimadhi u arrestua dy ditë më parë, pas kallëzimit të një shtetaseje për bllokimin e llogarisë bankare padrejtësisht.

Raportohet se Gjykata ka kërkuar që Prokuroria të hetojë për skemën e përmbaruesit, si dhe të verifikohet kallëzimi i shtetases.

Sipas dosjes, kredia është marrë në një bankë të nivelit të dytë, më pas është shitur tek një tjetër institucion financiar mikrokredie. Rezulton se kredimarrësi ka ndërruar jetë 10 vite më parë dhe kredia e marrë duhej shlyer me siguracionin e jetës. Në ambientet e gjykatës ishte i pranishëm edhe vëllai i përmbaruesit, ish-deputeti Adriatik Alimadhi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pasi biznesmeni vdiq, i bllokon llogarinë

Arrestohet përmbaruesi, vëllai i ish-deputetit Alimadhi