MENU
klinika

Hetimi i FBI

Hakerët e Koresë së Veriut vodhën më shumë se 600 mln dollarë kriptovaluta

15.04.2022 - 10:56

FBI-ja fajësoi të enjten hakerët e lidhur me qeverinë e Koresë së Veriut për vjedhjen e më shumë se 600 milionë dollarëve kriptovaluta muajin e kaluar, nga një kompani e video-lojërave, raporton CNN të premten.

“Përmes hetimit tonë ne ishim në gjendje të konfirmonim se Lazarus Group dhe APT38, aktorë kibernetikë të lidhur me DPRK, janë përgjegjës për vjedhjen e 620 milionë dollarëve në Ethereum të raportuar më 29 mars”, tha FBI në një deklaratë.

“DPRK” është një shkurtim i emrit zyrtar të Koresë së Veriut, Republika Popullore Demokratike e Koresë, dhe Ethereum është një platformë teknologjike e lidhur me një lloj kriptomonedhe.

FBI-ja po i referohej hakimit të fundit të një rrjeti kompjuterik të përdorur nga Axie Infinity, një video-lojë që lejon lojtarët të fitojnë kriptovaluta.

Sky Mavis, kompania që krijoi Axie Infinity, njoftoi më 29 mars se hakerwt e paidentifikuar kishin vjedhur ekuivalentin e afërsisht 600 milionë dollarëve, e vlerësuar në kohën e zbulimit të harkimit, më 23 mars.

Departamenti i Thesarit i SHBA-së sanksionoi të enjten Lazarus Group, një grup i gjerë hakerësh që besohet se punojnë në emër të qeverisë së Koresë së Veriut. Thesari sanksionoi “portofolin”, ose adresën e kriptovalutës, që u përdor për të marrë para në hakimin e Axie Infinity.

Sulmet kibernetike kanë qenë një burim i rëndësishëm të ardhurash për regjimin e Koresë së Veriut për vite me radhë pasi udhëheqësi i tij, Kim Jong Un, ka vazhduar të ndjekë armët bërthamore, sipas një paneli të Kombeve të Bashkuara dhe ekspertëve të jashtëm të sigurisë kibernetike.

Koreja e Veriut lëshoi ​​muajin e kaluar atë që besohet të jetë raketa e saj e parë balistike ndërkontinentale në më shumë se katër vjet.