MENU
klinika

Kourtney Kardashian tregon detajet

“Ja si rashë në dashuri me Travis Barker”

12.04.2022 - 11:17

Disa histori dashurie lindin nga miqësitë e forta, e mesa duket, ky ka qenë edhe rasti i Kourtney Kardashian dhe Travis Barker.

Gjata episodit premier të “The Kardashians” në Hulu – që do të jepet të enjten më 14 prill – ajo tregoi se si nisi historia e tyre e dashurisë.

“Travis është i dashuri im. Shtëpitë tona janë një bllok larg njëra-tjetrës. Ai ishte një nga miqtë e mi më të ngushtë për ndoshta tetë vjet”, u tha shikuesve themeluesja e “Poosh”, gjatë rrëfimit të saj. “Ne stërviteshim bashkë, gjatë gjithë kohës. Thjesht i bënim gjëra në një nivel miqësor, ne mund të ishim vetvetja. Ne ramë në dashuri dhe tani, ai është i dashuri im.”

Në episodin inaugurues, familja Kardashian takohet në shtëpinë e Kim Kardashian për një barbekju.

Kourtney dhe Travis vijnë të kapur për dore dhe ajo bën gjestin e papritur duke u ulur në prehrin e tij.

“Kjo është një marrëdhënie që nuk mendoj se dikush e ka parë të vijë sepse ata e kanë njohur njëri-tjetrin për kaq shumë kohë,” tha Kris Jenner për “Kravis” gjatë rrëfimit të saj, duke vënë në dukje se dyshja janë “shok kaq të mirë”.

Kim dhe Khloé Kardashian, megjithatë, shpjeguan se “për vite” ata i thanë Kourtney-t të “lidhej” me Travis. Pas disa muajsh spekulime, Kourtney dhe Travis e bënë lidhjen e tyre zyrtare në shkurt të 2021-shit në “Instagram”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë po ndodh me jetën e saj?

Kourtney Kardashian shihet e përlotur…

Femrat Kardashian vezulluese

Kourtney Kardashian feston 40-vjetorin