MENU
klinika

E “preu” në besë

Jul Deda tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Gent Zenelajn

11.04.2022 - 10:25

Në një intervistë të dhënë pak kohë më parë, Gentian Zenelaj tregoi për herë të parë arsyen se përse ai nuk fliste me mikun dhe kolegun e tij, Julian Deda.

Sipas tij, në momentin që ai vendosi të largohej nga “Vizion Plus”, ishte dhënë një urdhër që aktorët të mos i flasin, dhe Juli e zbatoi këtë urdhër. Përveç kësaj Juli sipas tij kishte bërë edhe disa statuse në Facebook, të cilat e kishin bërë Gentin të ndjehet keq.

“Me Julin është hatërmbetje, të mërzitur më shumë, me një njëri që e ke dashur shumë fort sesa një njëri që s’është askush në jetën tënde. Le të ngelemi miq, këtë kam thënë kur kam ikur nga ‘Vizion Plus’ dhe mu tha atëherë ‘o me ne o me ata’, unë shkova me ata, pastaj këta erdhën me këta”, tha Genti.

Mirëpo, një version pak më ndryshe vjen nga Juli, tashmë që djemtë i kanë rregulluar marrëdhëniet bashkë.

“Kur lashë Apartamentin 2XL, në një farë mënyre i dola nga fjala Julit, kolegut tim që e kisha prej shumë kohësh, gjë që solli dhe një ftohje shumë të madhe mes nesh. Unë duhej të lëvizja, e ndjeja nevojën të bëja diçka tjetër, të shkoja në një dimension tjetër”, tha ai.