MENU
klinika

"Triumfi i jetës"

Kënga e artistëve shqiptarë, pjesë e dokumentarit të Sparks!

07.04.2022 - 10:15

Mes angazhimeve dhe planeve për të ardhmen Endri dhe Stefi Prifti në “Pardon my french” zbuluan edhe një detaj shumë interesant.

Kënga e tyre do të bëhet pjesë e dokumentarit më të ri të Nicholas Sparks.

Kënga titullohet “Triumfi i jetës” dhe do të bëhet pjesë e dokumentarit pikërisht për mesazhin e fortë që përcjell sa i takon situatës që po kalon tani bota.

“Në rrethana të caktuara këtë këngë e ka dëgjuar Nicholas Sparks dhe ka bërë një vlerësim të jashtëzakonshëm për muzikalitetin dhe interpretimin. Ai po bën një dokumentar për pandeminë dhe siç na është thënë ka mundësi të jetë një nga kolonat zanore,” – tregoi Stefi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Këngëtari tregon si humbi shtëpinë

Endri Prifti në “kurthin” e lojërave të fatit

“Dashuri me shikim të parë, ajo kishte turp”

Artisti tregon si u njoh me vajzën e Stefi Priftit

Koronavirusi iu anulon koncertet në SHBA

Endri dhe Stefi: Do kthehemi ndryshe…