MENU
klinika

Kush janë kandidatët (EMRAT)

‘Rithemelimi’ zhvilllon zgjedhjet në Himarë dhe Bulqizë

26.04.2022 - 10:22

Komisioni i Rithemelimit njofton se këtë të martë do të mbahen zgjedhjet për kryetarët e degëve në Bulqizë dhe Himarë.

Në garë për Bulqizën janë Fatos Hoxha dhe Mislaf Manjani, ndërkohë që për Himarën garojnë Afrovita Dhimojani, Kiço Simo dhe Panajot Suli.

Njoftimi i plotë i Komisionit të Rithemelimit

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton se po zhvillohen zgjedhjet për Kryetar të PD në 2 degë.

Kandidatët për Kryetar dhe qendrat e votimit sipas degëve janë si më poshtë vijon:

PD Bulqizë:

Fatos Jaho Hoxha
Shaqir Mislaf Manjani
Qendra e Votimit: Kinemaja e qytetit

PD Himarë:

Afrovita Dhimojani
Alketa Kiço Simo
Marin Panajot Suli
Qendra e Votimit: Zyra e PD Himarë

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas Mallakastrës, Fierit e Selenicës

‘Rithemelimi’ zgjedh kreun e degës së Roskovecit