MENU
klinika

Hitlerët e harruar

Ku bëhen vëllezërit e Fyhrerit?

21.04.2022 - 17:43

         Në imagjinatë, emri Hitler na sjell ndërmend imazhe të dhunës çnjerëzore psikologjike dhe fizike, si dhe një rrymë të njohur politike. Mendojmë vetëm për një person, me atë mbiemër, duke harruar se mbiemri tregon përkatësinë e familjes dhe historinë që ajo mbart. Teksa lexon “Mein Kampf”, librin që shkroi Hitleri në burg, në vitin 1923, që më vonë u bë manifesti i nacionalsocializmit, përshkruhet me detaje fëmijëria e diktatorit, ku i kushton një rëndësi të madhe figurës së nënës, Klara Polz, me të cilën ishte shumë i lidhur, por nuk përmendet asnjë motër e vëlla. Gjë e pazakontë kjo, sepse familjet borgjeze të fundshekullit XIX thuajse gjithnjë kishin shumë fëmijë./Konica.al

Me kalimin e viteve, studiues dhe biografë, arritën të rindërtojnë pemën e familjes Hitler. Shfaqet një tablo normale, por jo shumë, edhe për kohën: prindërit, Alois dhe Klara, ishin kushërinj dhe u martuan, kur ai mbeti i ve për herë të dytë me dy fëmijë të vegjël në ngarkim: Alois Jr. dhe Anxhela. Nga bashkimi i Aloisit dhe Klaras lindën gjashtë fëmijë: vetëm dy prej tyre, Adolfi dhe Paula, arritën moshën madhore, ndërsa tre vdiqën të porsalindur nga difteria dhe i katërti vdiq në moshën katër vjeçare nga fruthi. Më pas, Adolf Hitleri kishte pati vëllezër, të cilët arritën moshën madhore, një djalë dhe dy vajza, me të cilët marrëdhëniet ishin gjithçka veçse “normale”.

Alois Jr. – Alois Junior Hitler, lindi në Matzelsberger, më 13 janar 1882, nga një marrëdhënie kurorëshkelëse midis Alois Hitlerit dhe Franziska Matzelsberger, me të cilën martua pak më vonë, Alois u njoh nga i ati dhe mori emrin e Alois Hitler Jr. Në vitin 1883 lindi dhe e motra, Anxhela, por në 1884 Franziska u sëmur nga tuberkulozi dhe vdiq. Me shtratin ende të ngrohtë nga Franziska, Alois u martua me Klarën, dashnoren dhe guvernanten e tij, me të lindën Adolf dhe Paula.

Alois Jr. u tregoi i paduruar ndaj të atit, i cili e rrihte shpesh edhe për shkak të batutave të Adolfit, i cili kishte mbrojtjen e Klarës. Alois Jr. kishte për lëndët teknike, aq sa i ati u bind të financonte studimet për ta bërë inxhinier. Fatkeqësisht, sigurisht me insistimin e Klarës, Alois papritur ndryshoi mendje, duke e lejuar të birin të ndiqte vetëm një kualifikim të thjeshtë pas përfundimit të shkollës. Alois u largua nga shtëpia e të atit në moshën 14-vjeçare, për shkak të grindjeve me të atin dhe (ndoshta) për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me Klarën, nënën e Adolfit. Pas kualifikimit, Alois Jr. mori rrugën e gabuar. Në vitin 1900, ai u dënua me pesë muaj për vjedhje dhe dy vjet më vonë u dënua përsëri me tetë muaj të tjerë burg. Në vitin 1905, i acaruar dhe i papërshtatshëm për jetën austriake, fillimisht shkoi në Irlandë dhe më pas në Angli, ku ndryshoi praktikë dhe takoi Bridget Dowling, me origjinë irlandeze, me të cilën u martua në vitin 1909. Dy vjet më vonë, lindi fëmija i vetëm i çiftit, William Patrick Hitler, në Liverpul. Ndër të tjera, Uilljami ishte si një gjemb në këmbë për Adolfin, padyshim në media, gjatë Luftës së Dytë Botërore.[…] Periudha 1915-1924 është ndoshta më e errëta në jetën e Alois Jr., për të cilën dimë pak. U martua me Hedwig Heidemann nga Groß-Neuendorf, me të cilin pati një djalë, Heinrich, madje për këtë u akuzua dhe u gjykua për bigami nga gjykata e Hamburgut, akuza e cila ra më pas. Më 3 gusht 1926, ai u bashkua me NSDAP, paraardhësin e partisë naziste, me nr. regjistrimi 41.754, për t’u larguar një vit më vonë. […] Arriti ta nxirrte bukën e gojës falë punëve të çuditshme deri në vitin 1934, kur hapi “Konditorei Cafe Alois” në Wittenbergplatz të Berlinit, vendi i famshëm i takimit të SA. Alois nuk kishte asnjë kontakt me vëllanë prej babe, që tashmë ishte bërë lideri i Gjermanisë: fare pak miq të ngushtë të Adolf Hitlerit dyshonin për ekzistencën e një vëllai. Se çfarë bëri gjatë viteve të luftës, nuk dihet saktësisht. Pas përfundimit të konfliktit, ai vendosi ta ndryshojë mbiemrin në Hiller dhe i kaloi vitet e fundit të jetës në paqe me familjen e tij të dytë, pranë Hamburgut. Vdiq më 20 maj 1956 në Hamburg dhe  u varros në varrezat më të famshme të qytetit me emrin Hiller.

Anxhela (Angela)

Anxhela Franziska Johanna lindi më 28 korrik 1883, fëmija e dytë e Alois Hitlerit dhe Franziska Matzselberger. Ndryshe nga vëllai, ajo pati një marrëdhënie të shkëlqyer me gjysmëvëllain Adolf, aq sa ishte e vetmja motër që përmendet në “Mein Kampf”. Në shtator 1903, u martua me inspektorin Leo Raubal, me të cilin pati tre fëmijë: Leon, Angelika e njohur si “Geli” dhe Elfriede. Pavarësisht martesës, fëmijëve dhe marrëdhënieve të mira me familjen, fillimi i viteve 1900 qenë të vështira për Anxhelën, pasi brenda pak kohe humbi të atin, njerkën, me të cilën kishte krijuar njëfarë afrimiteti, mori edhe një trashëgimi të vogël, dhe bashkëshortin e ri. Vitet pas Luftës së Madhe qenë paqësore dhe Anxhela drejtoi një mensë për studentët hebrenj, duke u distancuar kështu nga rrymat politike që përshkuan kontinentin dhe nga të cilat vëllai i saj do të përfitonte menjëherë pas kësaj.

Walter Charles Langer, ekspert i familjes Hitleri, e përshkruan marrëdhëniet e Anxhelës dhe studentëve hebrenj si më poshtë: “Disa nga informatorët tanë e njohën atë gjatë kësaj periudhe dhe raportojnë se në trazirat e studentëve Anxhela mbronte studentët hebrenj nga sulmet, në disa raste i rrihte studentët arianë larg dhomës së ngrënies me shkop. Është një person mjaft trupmadhe, e fortë, fshatare, e aftë të merrte pjesë aktive në çështje”. Në të njëjtat vite, Anxhela nuk kishte dëgjuar më për Adolfin, derisa ai e kërkoi atë në vitin 1919. Shkoi ta takonte kur ai u arrestua në puçin e Mynihut. Në vitet që pasuan, Anxhela u transferua me Gelin në Haus Wachenfeld në Obersalzberg, afër Berchetsgaden, ku ajo punoi si guvernante për të vëllanë. Fatkeqësisht, e prisnin kohë të errëta dhe pikëllime. E bija, Geli Raubal, me të cilën gjysmëvëllai Adolf, me siguri pati një lidhje, kreu vetëvrasje në vitin 1931. Pavarësisht gjithçkaje, Anxhela vazhdoi të punonte për të vëllanë, një herë takoi Eva Braun, të dashurën e Hitlerit dhe gruan e momenteve të fundit të jetës së diktatorit. Mbase për shkak të dhimbjes së shkaktuar nga humbja e Gelit, Angela u largua nga Obersalzberg për t’u transferuar në Drezden, ku u takua dhe u martua me arkitektin Martin Hammitzsch në 1936. Hitleri nuk e pëlqeu këtë martesë, por i ruante marrëdhëniet me të motrën (me të huajt e quante Frau Hammitzsch), sepse ishte si urë lidhëse me anëtarët e tjerë të familjes, me të cilët diktatori nuk donte të kishte asnjë lidhje. […] Kur Drezden u shkatërrua nga bombardimet e shkurtit 1945, Adolf Hitleri e kishte transferuar Anxhelën përsëri në Berchetsgaden, për të mos rënë në duart e aleatëve. Anxhela, së bashku me gjysmëmotrën, Paula, morën njëqind mijë reichsmark nga i vëllai dhe, sipas testamentit, ata duhej të merrnin një pension prej njëmijë reichsmark në muaj. Kur erdhi lajmi për humbjen e Gjermanisë, i shoqi Martin Hammitzsch u vetëvra. Më pas, Anxhela pësoi një tjetër humbje, një nga të shumtat në jetën e saj. Pas përfundimit të konfliktit, ajo u mor në pyetje nga forcat aleate për veprimtarinë e të vëllait. Anxhela e mbronte gjithmonë, duke pretenduar se ai nuk kishte lidhje me tmerret e Holokaustit. “E pamundur që Adolfi të kishte menduar për kampe përqendrimi”. Anxhela Hitler vdiq më 30 tetor 1949 në Hanover nga iktusi./Konica.al

Adolf Hitler’s half-nephew William Patrick goes off to join the Canadian Air Force and fight Germany. William’s mother Bridget stands by him. William is the son of Bridget and Alois Hitler, half-brother of the Nazi dictator. (Photo by © Hulton-Deutsch Collection/CORBIS/Corbis via Getty Images)

Paula – Paula Hitler është vajza e vogël e Alois Hitlerit dhe Klara Polz, vajza e vetme e mbijetuar dhe motra e vetme natyrale e Adolf Hitlerit. E lindur më 21 janar 1896, ajo nuk pati një fëmijëri të lehtë. Ashtu si gjysmëvëllai i madh, Alois Jr., ajo vuajti nga karakteri i ashpër i të atit, po edhe për shkak të shakave të vëllait, Adolfit, të cilat e futën  shpesh në telashe. Kur Paula ishte 11-vjeç, e ëma u sëmur rëndë nga kanceri i gjirit dhe vdiq brenda pak muajsh. Në të njëjtën periudhë, Adolfi tentoi të pranohej në Akademinë e Artit të Vjenës, por, siç e dimë të gjithë, u refuzua. Paula pranoi të jetonte me gjysmëmotrën, Anxhelën, dhe familjen e saj të re. […] Pas shkollës Paula filloi të punonte si sekretare dhe stenografe në Kompaninë Federale të Sigurimeve Shtetërore në Praterstrabe në Vjenë dhe qëndroi atje për dhjetë vjet. Nga vdekja e së ëmës, në vitin 1907 deri në 1920, Paula nuk kishte asnjë lajm për Adolfin, si pjesa tjetër e familjes. Atë vit, motër e vëlla rivendosën marrëdhëniet, aq sa në 1923 Paula u largua nga Austria për herë të parë në jetën e saj, për të vizituar Munihun, qytetin ku Adolfi po vendosej si figurë politike. Mirëpo, sjellja e të vëllait ishte gjithmonë e ftohtë dhe e largët, ndaj Paula u kthye në Austri dhe as që e çoi ndërmend transferimin në Gjermani. Në fund të viteve 1920, Adolfi i kërkoi mbesës, Geli, e cila tani jetonte me të, të ftonte familjen në mitingun e partisë naziste në Nuremberg, por në të njëjtën kohë i ndaloi anëtarët e familjes së tij të bashkoheshin me NSDAP dhe më vonë në partinë naziste. Hitleri nuk donte anëtarë të familjes në nivelet e larta të partisë, ndryshe nga Hermann Goring, i cili, në një formë vulgare nepotizmi, i vendosi të gjithë anëtarët e familjes në pozita pushteti. Në 1930, kompania e sigurimeve ku ajo punonte e pushoi papritmas. /Konica.al/Paula pretendoi se gjesti ishte për shkak të lidhjes farefisnore me Adolfin, por për këtë nuk ka asnjë provë dokumentare. Në verën e 1934-s, Paula vizitoi një teze në Waldviertel. Në të njëjtën periudhë, u vra kancelari austriak Engelbert Dollfuss nga Otto Planetta, një anëtar i “SS” dhe një anëtar i një grupi rebelësh nazistë. Duke njohur lidhjen farefisnore të Paulës dhe Adolfit, policia austriake u paraqit në shtëpinë Waldviertel, ku banonte edhe vajza në atë kohë. Gjatë kontrollit u gjetën katër pushkë, dyzet e pesë municione, pesë pajisje SA dhe materiale të ndryshme propagandistike naziste. Kushëriri i Hitlerit , Anton Schmidt, u dënua me gjashtë javë burg. Paula e komentoi ngjarjen se ato ishin “akte terrorizmi nga qeveria austriake”. Në 1936, Paula mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Garmisch-Partenkirchen, moment kur Hitleri e këshilloi të motrën të jetonte inkonjito, i kërkoi ta ndryshonte mbiemrin Hitler në Wolff. Zgjedhja e emrit nuk ishte e rastësishme: Wolff ishte pseudonimi që Adolfi emri i koduar që përdori gjatë luftës dhe vitet e para të militantizmit në Partinë Nacional Socialiste Gjermane të Punëtorëve. Paula mori pjesë në disa ngjarje botërore të kryesuara nga i vëllai, duke përfshirë fjalimin e mbajtur menjëherë pas Anschluss, duke u prezantuar gjithmonë si Paula Wolff dhe duke fshehur lidhjen farefisnore.

Në Vjenë Paula jetoi gjithmonë në të njëjtin apartament në Gersthoferstrabe. Në vitin 1938, kur lufta dukej e pashmangshme dhe hebrenjtë kishin filluar të iknin nga qytetet gjermane, Dr. Eduard Bloch, një mjek i familjes Hitleri, u shfaq te apartamenti i saj, për t’i kërkuar diktatorit ndërmjetësimin dhe kështu mund të arratisej në Shtetet e Bashkuara. I ra ziles disa herë, por askush nuk u përgjigj. Një fqinj i tha se zonja nuk priste njeri pa lënë takim. I dëshpëruar, doktor Bloch u largua, por megjithatë arriti të largohej për në kontinentin e ri me ndihmën e Adolf Hitlerit. Ashtu si për Anxhelën, Adolf e ka mbështetur financiarisht Paulën, edhe pse nuk dihet se sa kohë ka ndodhur kjo. Fare pak gjëra dihen nga jeta private e Paula Hitlerit. Flitet se kishte lidhje me një çifut, nga i cili e largoi menjëherë Adolfi, nga frika se kjo mund të njolloste reputacionin e tij. Ajo u fejua me Erwin Jekelius, një mjek i shquar austriak drejtor i një instituti psikiatrik në Vjenë, një nga mbështetësit më të zjarrtë të procesit të eutanazisë në Austri, i cili nënshkroi qindra dënime me vdekje për të burgosurit në institutin që ai drejtonte. […]

Pas viteve të trazuara të luftës, Paula u përgjua nga shërbimet sekrete aleate, të cilët po përpiqeshin të rindërtonin jetën e Hitlerit. Ashtu si Anxhela, Paula e mbronte gjithmonë të vëllanë: “Nuk mendoj se im vëlla urdhëroi krimet e kryera kundër njerëzve të panumërt në kampet e përqendrimit. Më duhet të flas mirë për të, ai është vëllai im. Ai nuk mund të mbrohet vetë”.

Vitet e fundit të jetës qenë shumë të qeta, madje u rikthye në Berchetsgaden, përdori përsëri mbiemrin Hitler dhe u tërhoq në jetën private falë një subvencioni social. Vdiq në vitin 1960 nga tumori. Paula ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj dhe të familjes. Pas luftës, televizionet në mbarë botën donin ta intervistonin, por ajo gjithmonë refuzonte. […]

Me vdekjen e Paulës përfundoi historia e vëllezërve Hitler, të afërmit më të afërt të diktatorit më të famshëm të shekullit XX, një familje që vazhdon përmes fëmijëve të Alois Jr. dhe Anxhela Hitlerit, edhe pse të gjithë nipërit e mbesat e ndryshuan mbiemrin. Një familje në të cilën, si në shumë familje, ka mosmarrëveshje dhe grindje, por sërish e mbrojnë njëri-tjetrin, edhe kur personi është i pambrojtur në sytë e gjithë botës./Konica.al

 

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen