01.04.2022 - 07:55
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme.
“Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë ‘Arrest në burg’, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, deklaron Policia e Shtetit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
SPAK kërkoi arrestimin e tij
Alqi Bllako dorëzon zyrtarisht mandatin, mbërrin letra në Kuvend
Dyshimet për korrupsion
Ish-deputeti Alqi Bllako dorëzohet në Polici
"Babai i Alqi Bllakos ‘drejtori kantieri’ përfitoi pagë 6000 € në muaj"