MENU
klinika

Do të guxonit?

Ky aplikacion ka fotot më të veçanta

22.04.2022 - 10:14

E dini që ekziston një aplikacion i ri i rrjeteve sociale për të shpërndarë foto, por nuk është si platformat e tjera si Facebook apo Instagram. Ç’duam të themi?

Aplikacioni quhet BeReal dhe shumë të rinj po regjistrohen. Këtë vit, përdoruesit mujorë u rritën me 315%, sipas të dhënave nga Apptopia, e cila gjurmon dhe analizon performancën.

Ky aplikacion ka ~realisht~ fotot më të veçanta: Do të

BeReal është një rrjet social që inkurajon përdoruesit të postojnë foto nga jeta e tyre në kohë reale. Në qendër është origjinaliteti. Në BeReal nuk ka filtra dhe opsione për të modifikuar postimet. Pasi të shkarkoni aplikacionin, ju merrni një njoftim një herë në ditë se është koha për “BeReal”. Kjo do të thotë që keni dy minuta për të shkrepur dhe postuar një foto të momentit, pavarësisht se sa i zakonshëm mund të jetë aktiviteti juaj.

Njoftimi vjen në kohë të rastësishme të ditës, pra nuk ka një kohë të caktuar. Aplikacioni bën dy foto – një selfie dhe një tjetër që tregon se çfarë keni para.

Në BeReal njerëzit postojnë foto të paedituara, kryesisht nga jeta e përditshme, me pizhama, duke gatuar, duke bërë detyrat e shtëpisë, duke punuar etj.

“BeReal është shansi juaj për t’u treguar miqve se kush jeni në të vërtetë,” thotë kompania. “BeReal nuk do t’ju bëjë të famshëm, nëse doni të bëheni influencer, mund të qëndroni në TikTok dhe Instagram.”