MENU
klinika

Presidencialet...

Macron di edhe të joshë

18.04.2022 - 18:22

        Fotografi zyrtar i Presidentit Emmanuel Macron, ka publikuar një seri shkrepjesh nga prapaskenat para raundit të dytë të votimit për zgjedhjet presidenciale.

President edhe kandidat, ai shihet me këmishën zbërthyer dhe përballë kamerës.

Në pamjet e “rastësishme”, Presidentit francez pozon ulur në divan, ndërsa bien lehtë në sy… mëngët e përveshura të këmishës.

Në fotografitë, Presidenti francez ka një ngjashmëri me aktorin e “James Bond”, Sean Connery dhe aktorin e njohur, Burt Reynolds. Përdoruesit e medieve sociale e krahasuan gjithashtu, kreun francez, me tenistin, Roger Federer.

Macron, po kandidon duke shpresuar të mundë politikanen e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, në zgjedhje.

Për këtë, atij do t’i duhet të ketë edhe mbështetjen e të rinjve, të cilët, çuditërisht janë shprehur pro kandidates kundër tij, Marine Le Pen. Me 12 kandidatë në raundin e parë, prej nga tashmë vetëm dy, secili duhet të bindin atë pjesë të votuesve, që në raundin e parë votuan për të tjerë kandidatë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Disa çështje ende të pambyllura

Çfarë e pengon marrëdhënien Francë-Rusi?

Reagon Rama për nderimin e Kadaresë

“Falenderim për Macron që çmoi një shqiptar…”

I jep shembull Presidentit serb

Macron kërkon falje për gjenocidin në Ruandë