MENU
klinika

U përfol se do të bëhen prindër...

Fifi na zbuloi pak detaje nga lidhja e saj me Adisin!

16.04.2022 - 13:50

Fifi padyshim që është një nga këngëtaret me zërin më të mirë dhe këngët e saj shumë të ndjera që prekin zemrat e publikut kthehen menjëherë në hite. Së fundmi, Fifi është përfolur edhe për eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” dhe është komentuar shumë herë për jetën e saj personale.

Ajo gjithmonë ka bërë kureshtarë fansat edhe pse nuk tregoi asnjëherë nëse është apo jo në një lidhje dashurie, derisa bukuroshja e zbuloi vetë pak ditë më parë ku gjatë një koncerti Fifi shihet teksa i dhuron një puthje partnerit të saj të ri, Adis Patushi , teksa i gjithë publiku brohoriti për çiftin e ri duke thënë në fillim “puthe”.

Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqet së bashku me të dashurin e saj të zemrës. Teksa janë krah njëri-tjetrit, këngëtarja ka bërë edhe një dedikim, ku zbulon edhe detaje nga lidhja e tyre. Në mbishkrimin e fotos ajo shkroi:

Ne zihemi me njëri-tjetrin, ne zemërohemi me njëri-tjetrin, ne thyejmë rregullat, por ne e duam njëri-tjetrin. T’du!

Duket se pas jehonës së madhe që pati deklarimi i çiftit në publik, tanimë dyshja nuk kanë problem të tregojnë se ndajnë shumë kohë me njëri- tjetrin dhe të postojnë bashkë në rrjete sociale. Pak ditë më parë, me anë të një postimi në Instastory, ish- banori i “Big Brother VIP”, Kledi, i cili është njëkohësisht dhe kushëri i Adisit ka treguar pamje teksa çifti janë së bashku me familjarët e tyre, duke treguar kështu se gjërat e tyre janë shumë serioze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregon ç’do të bënte ndryshe

A do të hynte Fifi sërish në “Big Brother”?