MENU
klinika

Ja sesi

Mendoni se keni Covid-19? Mund ta zbuloni nëpërmjet telefonit

21.04.2022 - 12:57

Shkencëtarët kanë zhvilluar një aplikacion që mund të zbulojë nëse jeni infektuar me Covid-19. Gjithçka që duhet të bëni është të kolliteni në telefonin tuaj dhe aplikacioni i quajtur ResApp, do të analizojë tingujt dhe do të japë një diagnozë.

Sipas Daily Mail, gjatë testimit, aplikacioni njohu me saktësi simptomat te njerëzit. “ResApp mund të reduktojë në mënyrë drastike përdorimin e testeve të shpejta të antigjenit dhe PCR që kërkohen”, pohojnë krijuesit e softuerit.

Ata kryen një studim mbi 741 pacientë në Shtetet e Bashkuara dhe Indi, duke përfshirë 446 të infektuar me koronavirus. Aplikacioni njohu simptomat e Covid-19 me saktësi 92%. Krijuesit e ResApp deklarojnë se softueri është ideal për rastet kur nevojitet testimi i shpejtë.