MENU
klinika

Flet për herë të parë deputetja socialiste

Mimi Kodheli presidente e Shqipërisë?

19.04.2022 - 20:48

Deputetja socialiste Mimi Kodheli ka folur për zgjedhjen e presidentit të ri, ku edhe emri i saj është lakuar shpesh në media, për të qenë kryetarja e re e shtetit.

E pyetur në emisionin “Radari Informativ” se si ndihet kur dëgjon se emri i saj lakohet për të qenë numri një i shtetit dhe a e beson realisht, Kodheli tha se kjo është diçka që të përkëdhel sedrën, por nga ana tjetër të jep dhe shumë përgjegjësi.

Ndërkohë Kodheli ka refuzuar të bëjë publike tre emrat e propozuar nga ajo se kush mund të jenë kandidatë për President të Republikës, ndërsa zbuloi vetëm pjesën se propozimet e saj janë emra politik.

Pjesë nga diskutimi:

Jemi në nisjen e procedurave të zgjedhjes së presidentit. Mimi Kodheli është një nga emrat që përmendet, si ndiheni?

Kodheli: E vlerësuar jashtë mase. Vetëm ideja që të del emri për pozicionin më të lartë shtetëror ta përkëdhel sedrën, por nga ana tjetër të jep përgjegjësi.

Për pak egoizëm mund ta konsiderojmë sfidë, duke patur parasysh që në çfarë vendi ju vendosën në listë?

Kodheli: Jo nuk besoj, unë sfidat e mia i kam fituar në jetë.

Zonja Kodheli sa realist e besoni se mund të jeni ju e zgjedhura?

Kodheli: Nuk më shkon në mendje. Madje mundohem ta largoj nga mendja këtë gjë. Besoj se duhet marrë me sportivitet, besoj se në këtë rast jam shumë me këmbë në tokë. Nuk kam ngazëllime as evidente që të jetë një gjë e tillë. Ai duhet të jetë një proces tranpsarent.

Ju keni prezantuar 3 emrat për kreun e shtetit, mund të na i zbardhni emrat tuaj?

Kodheli: Jo nuk besoj se është ky rasti. Por emrat që kam zgjedhur

Brenda radhëve të politikës?

Kodheli: Po brenda radhëve të politikës, unë besoj se presidenti duhet të jetë njeri politik.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëri i Amerikës: Një rrugëtim i vështirë!

Proçesi i integrimit të Shqipërisë në BE

“Integrimi i Shqipërisë në BE, një rrugëtim i vështirë”

VOA: Pandemia u shfrytëzua nga qeveria si justifikim për…

E para shqiptare që zgjidhet zv.presidente e Asamblesë Parlamentare!

Mimi Kodheli merr detyrën e lartë në NATO