MENU
klinika

Drogë e ndarë në doza gati për shitje

Policia arreston 24-vjeçarin në Dimal

04.04.2022 - 12:43

Një 24-vjeçar është arrestuar ndërsa një 29-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, pasi u janë gjetur lëndë narkotike, gati për shitje. Policia e Dimalit në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, vunë në pranga 24-vjeçarin me iniciale F. M, banues në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, si dhe procedoi në gjendje të lirë shtetasin me iniciale H. M, banues po në të njëjtën lagje.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza (me qese farmaceutike), gati për shitje.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.