MENU
klinika

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin

Policia ekzekuton vendimet e Gjykatës, ndalohen dy persona

27.04.2022 - 10:42

Të paktën dy persona janë ndaluar nga policia e Lezhës, e cila që nga mbrëmje e djeshme po zhvillon një operacion për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

Sipas burimeve po ekzekutohen vendimet e apelit të GJKKO për personat e ndaluar për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

Më 15 prill GJKKO ka dhënë vendimin për dosjen për tjetërsimin e pronave në Shëngjin.

Mësohet se Vlash Gazuli është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, Kol Lleshi me 2 vite e 4 muaj, Marjeta Përskura 1 vit e 8 muaj burg, Luigj Paloka 5 vite burg, Paulin Simoni 3 vite e 8 muaj burg, Emanuel Gjura 6 vite burg, Zef Lazri 4 vite e 8 muaj dhe Blendi Ndokaj 6 vite e 8 muaj burg. Ndërkohë, 10 vite burg është dhënë për Gjevi Ndokën, si dhe 5 vite e 4 muaj Mimoza Ndokës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bledar Cara, në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale

Tjetërsoi pronat në Shëngjin, ekstradohet juristi i Hipotekës!


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë