MENU
klinika

Vrasja e dy vëllezërve vlonjatë

Prej 24 vitesh në arrati, Gjykata liron autorin

05.04.2022 - 12:26

Ndonëse kishte 24 vite i shpallur në kërkim, pak kohë më parë u arrestua autori i vrasjes së dy vëllezërve vlonjatë, Beqir dhe Elmaz Hashon. Ngjarja ndodhi në vitin 1998. Gazetari Enrik Mehmeti bën me dije se bëhet fjalë për Gerti Selimajn, i cili u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare, por që u la i lirë shumë shpejtë.

47-vjeçari shqiptar është arrestuar në një apartament në zonën e Martina Franca në shtetin fqinj.

Vrasja e dy vëllezërve Elmaz dhe Behar në vitin 1998, ishte një prej ngjarjeve më të rënda që ndodhi në qytetin e Vlorës. Kjo për faktin se u ekzekutuan dy persona nga e njëjta familje. Pas një karvani të gjatë përgjatë këtyre viteve familja Hasho, vazhdimisht kërkonte zbardhjen e ngjarjes. Pak kohë më parë, si autor i kësaj ngjarje u arrestuar në Italia, 47-vjeçari Gerti Selimaj. Edhe pse arrestimi dhe ekstradimi u bë me bujë të madhe, (Selimaj u ekstradua më 26 mars të këtij viti) gjykata vendosi masën ‘arrest shtëpie’. Ky vendim ka shkaktuar indinjatë te familjarët.

Mimoza Hasho, bashkëshortja e një prej viktimave, tregon ngjarjen e rëndë. Ajo apeloi që 47-vjeçari të kthehet përsëri në burg dhe të zbardhet totalisht kjo ngjarje, ndërsa e cilëson një vrasje për herë të dytë që i bëhet burrit të saj dhe vëllait të tij. Edhe Xhuliano Haxho, djali i një prej viktimave kërkon drejtësi. Ai kërkon që shteti të vendosi vetëm drejtësi që situata mos të shkoj në vetëgjyqësi.