MENU
klinika

Konferencë me homologen Vjosa Osmani

Presidenti i Letonisë sot vizitë zyrtare në Kosovë

22.04.2022 - 10:46

Presidenti i Letonisë, Egils Levits do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Kosovë.

Levits në orën 10:00 do të pritet me ceremoni shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Pas ceremonisë, do të zhvillohet takimi me presidenten Vjosa Osmani ku më pas pritet që zyrtarët të zhvillojnë një konferencë për mediat.

Sakaq në mesditë presidenti i Letonisë, Egils Levits do të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.