MENU
klinika

200,000 më pak

Pse Netflix humbi abonentë për herë të parë në 10 vjet?

20.04.2022 - 11:41

Tremujorin e kaluar, numri i abonentëve (subscribers) në Netflix shkoi nga 221.8 milionë në 221.6 milionë.

Çmimi i aksioneve të platformës fillimisht ra me afër 20% pas raportimit se kishte humbur 200,000 abonentë në rang global gjatë tremujorit të parë. Netflix pret të humbasë 2 milionë abonentë globalë në tremujorin aktual.

Drejtuesit e Netflix thanë se tani ishin të hapur për të shtuar reklama në shkëmbim të një abonimi me çmim më të ulët. Bashkëthemeluesi dhe kryetari i Netflix, Reed Hastings, ka qenë prej kohësh kundër shtimit të reklamave ose promovimeve të tjera në shërbim.

Kompania përmendi një numër faktorësh për rënien e abonentëve, duke përfshirë rritjen e konkurrencës, ekonominë, luftën në Ukrainë dhe numrin e madh të njerëzve që ndajnë llogaritë e tyre në Netflix me njerëz të tjerë që nuk paguajnë.

Në fund të marsit, Netflix njoftoi se po planifikon që të mos lejojë shpërndarjen e fjalëkalimeve jashtë një familjeje të vetme. Personat që do të zgjedhin të japin fjalëkalimet jashtë familjes, do të tarifohen shtesë. Testimi për shpërndarjen e fjalëkalimeve me pagesë do të bëhet fillimisht për njerëzit në Kili, Kosta Rika dhe Peru.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Video/Për çfarë flet dokumentari?

“Homecoming” nga Beyonce së shpejti në Netflix

Aktori, së shpejti në ekran

‘Netflix’ do të rikthejë Ezel?

10.000 veta kanë firmosur peticionin

‘Shtoni Kosovën si shtet në Netflix’