MENU
klinika

Për herë të parë në tapetin e kuq bashkë!

Pse Pete Davidson nuk pozoi krah Kim Kardashian?

08.04.2022 - 10:48

Disa muaj pasi ylli i “Keeping Up With the Kardashians” njoftoi lidhjen e saj të re me komedianin e “Saturday Night Live”, ata kanë bërë daljen e parë së bashku në një tapet të kuq, duke u shfaqur në festën premierë të serialit të ri të Kim, “The Kardashians”.

Në fakt, Pete nuk ka pozuar në tapetin e kuq me Kim-in, por ai është parë duke mbërritur me të në eventiment teksa e mbante për-dore. Çifti më pas shkoi në shfaqje së bashku.

Pasi Pete e prezantoi së fundmi Kim me familjen dhe miqtë e tij më të ngushtë, ishte e saj për ta marrë atë në ‘botën e shkëlqimit dhe glamurit’ dhe duket se po forcohen shpejt si çifti më i fundit i Hollywood.

Duke qenë se të dy yjet janë të njohur për mënyrën e të veshurit, nuk është çudi që ata ishin një nga çiftet e veshura më bukur të natës. Kim kishte zgjedhur një fustan ngjyrë argjendi dhe Pete një xhaketë serioze kombinuar me një bluzë të bardhë sportive dhe syze dielli. Kim i tha E! Daily Pop që Pete ishte shumë mbështetës për premierën e saj.

“Ai është këtu për të më mbështetur.” tha ajo, përpara se të shpjegonte se pse ai anashkaloi tapetin e kuq. “Nuk është diçka që lidhet me të. Kështu që, jam shumë e lumtur që ai është këtu.” Ajo bëri një batutë duke thënë se ai po fshihej.

Paraqitja e tyre e madhe publike vjen vetëm një ditë pasi Kim foli për marrëdhënien e tyre në “Good Morning America” duke thënë se është shumë e lumtur me Pete.

“Nuk do të isha me dikë nëse nuk do të kisha në plan të kaloja shumë kohë me të.“- tha Kim mes të tjerash. Gjithçka që ka mbetur është që fansat të vendosin një ‘nickname’ për çiftin!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ajo ka të tjera “plane” me të dashurin e ri

Kanye West i vendosur të rikthejë Kim Kardashian!

Pas divorcit me Kanye West

Kim Kardashian bën zyrtare lidhjen e re