MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Punoj para kompjuterit, por më bllokohet krahu

26.04.2022 - 10:45

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Punoj gjatë gjithë kohës ulur dhe përpara kompjuterit. Prej disa muajsh kam pasur një dhimbje në shpatullën e djathtë, e cila tani më ka kaluar edhe në pjesën e përparme të krahut. Është një dhimbje tepër e fortë sa ndonjëherë më duket sikur nuk kompjutere përdor dot fare krahun. Dhimbja më pushon nëse lë punën, por në momentin e parë që bëj një veprim me dorën e djathtë, më vijon sërish. Mundohem të bëj edhe pushim hera-herës, por prapë më fillon. A mund të më thoni se ç’duhet të bëj?

Mjeku: Kjo mund të jetë në kuadrin e një osteotendinoze të artikulacionit të supit, të anës qëi dhemb e cila rëndohet nga mbipërdorimi i krahut. Ose mund të kemi të bëjmë me spondiliartrozë cervikale. Ka nevojë për një rezonancë magnetike për të vendosur diagnozën e saktë. Është mirë që pacienti të lidhet me mjekun e familjes e më tej me specialistin reumatolog të poliklinikës përkatëse, në mënyrë që të përcaktohet tamam problemi që ka. Nuk është mirë që situata të lihet pas dore, pasi mund të rëndohet.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.