MENU
klinika

Ndodhej me ASAP Rocky në momentin e arrestimit

Rihanna në gjendje jo të mirë emocionale

24.04.2022 - 15:12

ASAP Rocky – i njohur zyrtarisht si Rakim Mayers – u arrestua më 20 prill në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles-it.

Lajmi u konifrmua nga “TMZ”, ku dëshmitarët okularë në aeroport treguan se reperi fluturoi nga Barbados për në Los Angeles dhe u prit nga policët në terminal ku më pas u mor në pranga.

ASAP Rocky kishte mbërritur së bashku me Rihanna-n me një avion privat ndërsa të dy ishin kthyer nga pushimet në Barbados.

Këngëtarja e njohur thuhet se ka qenë e “stresuar” që kur i dashuri i saj u arrestua.

Rocky, thuhet se ka qenë nën hetim nga LAPD për përfshirjen e tij të dyshuar në një sulm me armë në nëntor të vitit të kaluar.

Reperi u lirua me kusht duke dhënë 550,000 dollarë, por festa për ardhjen në jetë të foshnjës së tyre u anulua.

The Sun raportoi se Rihanna ishte dëshmitare e arrestimit të Rocky-t dhe ajo ka “qarë pa pushim” që nga incidenti.

“Ajo është shtatzënë dhe këto janë akuza shumë të rënda, është një skenar makthi për të”, tha një burim i brendshëm në media.

“Ishte menduar të bëhej ‘Baby Shower’ për fëmijën e Rihanna-s në Los Angeles të mërkurën mbrëma, por ata duhej ta anulonin”, thuhet më tej.

“Rihanna ishte shumë, shumë e mërzitur dhe e stresuar nga arrestimi i Rocky-t”, vazhdoi burimi. “Nuk është koha më e mirë që ajo të jetë në një gjendje kaq emocionale”.

Kujtojmë se Rihanna dhe ASAP së shpejti do bëhen prindër për herë të parë, por akoma nuk kanë zbuluar gjininë e foshnjës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Teksa gjithë bota flet për ta...

Rihanna dhe ASAP Rocky fotografohen duke darkuar


Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV