MENU
klinika

“Rrëzuam dy avionë”

Rusia bën bilancin: Kemi goditur me raketa gjatë natës 315 objektiva në Ukrainë

18.04.2022 - 11:52

Media shtetërore ruse raporton se ushtria e saj goditi me raketa gjithsej 315 objektiva në Ukrainë gjatë natës.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte shkatërruar katër depo armësh dhe pajisjesh ushtarake në Ukrainë gjatë natës me raketa Iskander, një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, raporton agjencia e lajmeve TASS.

“Raketat e lëshuara nga ajri me precizion të lartë shkatërruan 16 objekte ushtarake ukrainase gjatë natës,” tha zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov. Ai shtoi se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan dy avionë luftarak ukrainas.