MENU
klinika

Analistët: Rusisë i duhet një bazë në tokë

Sa e përgatitur është Odesa, për t’i bërë ballë armikut?

03.04.2022 - 09:53

Të gjithë sytë janë kthyer sot nga qyteti port në Odesa, në jug të Ukrainës, i cili u zgjua me shpërthime mëngjesin e të dielës.

Odesa është përgatitur për një sulm prej javësh tashmë pasi anijet luftarake ruse qarkullonin në brigjet e detit të Zi.

Banorët u larguan nga kafenetë dhe tramvajet u boshatisën.

Por sa e përgatitur është Odesa për një situatë të tillë duke pasur parasysh paralajmërimin e Presidentit të Ukrainës Zelensky se forcat ruse tani do të fokusohen në kapjen e lindjes dhe jugut?

Disa analistë besojnë se do të jetë e vështirë për Rusinë për të marrë Odesën nga deti pa krijuar më parë një bazë në tokë.

Por ndërkohë rreth 2,500 km tunele nëntokësore, po përdoren si strehimore për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore.