Sara Hoxha dhe Ledion Liço do të bëhen prindër për herë të tretë.
Ky lajm na u pohua nga vetë autorja e cila pak ditë më parë publikoi në profilin e saj një foto me mbishkrimin, “këta dy fëmijë së shpejti do të kenë tre fëmijë të tyre”.
Ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram Sara na ka zbuluar gjininë. E pas dy djemve ajo duket tejet e lumtur që në jetë tashmë do të vijë një vajzë.
View this post on Instagram
Siç e thotë ajo vetë, “Një ëndërr”.
Kujtojmë se çifti i njohur kanë dy djem, London dhe Roman, të cilët së shpejti do të bëhen me një motër.
Por ajo që duket se i ka mbetur peng të dyve është fakti që të tre fëmijët nuk mundën ta njihnin gjyshin e tyre. Ledioni u shpreh se përsa i përket babait të bashkëshortes së tij, Dritan Hoxhës, ai i mungon në forma nga më të ndryshmet.
“Për mua është pishman i madh, që tre fëmijët nuk do e njohin kurrë gjyshin e tyre”- u shpreh Ledioni ku dukej tejet i prekur.
Urime Sara dhe Ledion, që tashmë do të jenë mami dhe babi i një goce.