MENU
klinika

Mbetet i vetmi shqiptar në parlamentin serb

Shaip Kamberi rimerr mandatin e deputetit

29.04.2022 - 13:33

Shqiptarët do të përfaqësohen sërish në Parlamentin e Serbisë. Shaip Kamberi, drejtues i Koalicionit të Shqiptarëve të Bashkuar siguroi votat e nevojshme në zgjedhjet e përsëritura në qendrën 6 të Bujanocit.

Marrjen e mandatit e konfirmoi vetë Shaip Kamberi përmes një postimi në Facebook, ku falenderon gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës për mbështetjen.

Zgjedhjet në këtë qendër u përsëritën pasi politikanët shqiptarë të Luginës, nxorrën në pah parregullsitë me listat e zgjedhësve për shkak të procesit të pasivizimit të adresave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Jeni shtet i papërfunduar”

Deklarata e fortë e deputetit shqiptar në Serbi

Serbia ftoi shqiptarët që të marrin pjesë

Ndryshimi i Kushtetutës/ Kamberi tregon nëse do të pranojë